Personi në fotot e mëposhtme është 39 vjeçari nga Lezha Briken Sanaj që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme te “Kodra e Diellit” në Tiranë.
I riu u qëllua me breshëri kallashnikovi teksa po ecte në lagje nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa policia ka nisur me punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.
Në komisariat janë shoqëruar disa persona, dëshmitarë të ngjarjes për t’u marrë në pyetje.