05:42 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Audipërgjimi/ Reagon Veliaj: U qëndroj të gjitha atyre që kam thënë, ‘pavarësia’ e FSHF-së jo gjethe fiku

13:56 | 24/01/2022
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Audipërgjimi/ Reagon Veliaj: U qëndroj të gjitha atyre që kam thënë, ‘pavarësia’ e FSHF-së jo gjethe fiku

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i qëndron të gjitha deklaratave të bëra dje, në mbledhjen informale me shoqatën sportive Tirana, ku i shantazhonte ata që të votojnë kundër Armando Dukës, për garën e brendshme në FSHF.

Reagim i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës:

“U qëndroj një për një atyre që kam thënë në atë palo përgjim të Federatës së Futbollit, e cila në vend se të garantojë barazinë e garës për kreun e saj, angazhohet në përgjime dhe shantazhe për llogari të beut të saj!

Bashkia e Tiranës është aksionere e Klubit të Futbollit “Tirona”, prandaj askush të mos ngatërrojë përkatësinë time në PS me përfshirjen time si aksioner në këtë proces zgjedhor të manipuluar nga beu i FSHF-së, apo të nxjerrë jashtë konteksti një bisedë djemsh, si në çdo fushë futbolli para ndeshjes!

“Pavarësia” e FSHF-së nuk mund të jetë gjethe fiku për një mbret lakuriq që është kthyer në neverinë e aksionerëve e dashamirësve të futbollit shqiptar, i cili thjesht nuk e ka pëlqimin tonë si një prej aksionerëve.”

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj po ndërhyn fuqishëm në zgjedhjet e Shoqatës rajonale të futbollit Tirana, të cilat pritet që të mbahen sot, dhe iu paraprijnë zgjedhjeve për kreun e FSHF-së në datën 2 Mars.

Në një audio të publikuar nga FSHF, të takimit informal që Veliaj ka mbajtur dje me disa prej anëtarëve të kësaj shoqate, kryebashkiaku i Tiranës, flet me një gjuhë rruge, dhe shantazhon trajnerët dhe mësuesit e edukimit fizik se si të votojnë gjatë ditës së sotme.

”Si mund ti presi ropi koqet, si mund të sillesh si rrotë k*ri duke qenë çun futbolli gjithë jetës”, shprehet Veliaj, ndërsa shton më tej.

‘Ne i kemi bolet prej hekuri’.

Ndërkohë mes të tjerave në audio, Veliaj dëgjohet duke thënë se ‘futbolli është i vetmi ishull’, që iu ka mbetur pa pushtuar socialistëve.

Burime bëjnë me dije për Fax news, se pas këtij përgjimi, FSHF ka kallëzuar në prokurori Veliajn.

Veliaj po kërkon me çdo kusht që Duka të mos rikandidojë për kreun e FSHF-së, dhe për këtë ditët e fundit ka kërkuar dhe një hetim ndërkombëtar ndaj tij, me pretendimin se ka vjedhur duke shpërdoruar detyrën.

Etiketa: VeliajVeliaj FSHF
Pas

Janarit po i vjen fundi, zbuloni ç’kanë parashikuar yjet për të gjitha shenjat gjatë kësaj jave

Para

U publikua audiopërgjimi ku sulmonte kreun e FSHF, Veliaj takon kryeavokatin ndërkombëtar: Do bashkojmë forcat për të pastruar llumin 20 vjeçar

Para
U publikua audiopërgjimi ku sulmonte kreun e FSHF, Veliaj takon kryeavokatin ndërkombëtar: Do bashkojmë forcat për të pastruar llumin 20 vjeçar

U publikua audiopërgjimi ku sulmonte kreun e FSHF, Veliaj takon kryeavokatin ndërkombëtar: Do bashkojmë forcat për të pastruar llumin 20 vjeçar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

Situata e zjarreve në vend: 14 vatra të raportuara, 10 të shuar dhe 4 ende aktive

Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina akuzon Rusinë

Kurti pret deputetë britanikë: Diskutim për mbrojtjen, investimet dhe Procesin e Berlinit

Mbyllet rinumërimi i votave dhe për qarkun e Durrësit

SHBA “kërcënon” BE-në: Tarifa 17% për eksportet bujqësore evropiane

“Rusia ka përdorur gjerësisht armë kimike në Ukrainë”, Holanda bën thirrje për sanksione më të ashpra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.