23:51 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Auditimet e 4-mujorit 2023-it, KLSH zbulon 20 mln euro dëm dhe menaxhim jo efektiv të parasë publike

07:37 | 08/06/2023
në Ekonomi, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Auditimet e 4-mujorit 2023-it, KLSH zbulon 20 mln euro dëm dhe menaxhim jo efektiv të parasë publike

Teksa vetëm dy javë më parë publikimi i raportit vjetor të Kontrollit të Lartë të Shtetit zbuloi një efekt negative financiar të institucioneve që shkonte disa qindra milionë euro duket se edhe auditimet e këtij viti kanë gjetur shkelje të reja.

Buletini i fundit që përfshin periudhën janar-prill tregon se janë kryer 16 auditime në institucionet qendrore dhe lokale në vend të cilat kanë rezultuar me disa milionë euro dëm financiar dhe menaxhim jo efektiv të parave.

Konkretisht dëmi ekonomik është 85 milionë lekë apo 781 mijë euro ndërsa menaxhimi jo efektiv rezulton në një vlerë 19.8 milionë euro duke çuar efektin total negativ në mbi 20 milionë euro.

“Gjatë periudhës janar-prill 2023, janë dhënë 60 rekomandime mbi gjetje me efekte negative në buxhetin e shtetit, për total vlerën 2.3 miliardë mijë lekë, nga të cilat: dëmi ekonomik vlerësuar 87.5 milionë mijë lekë, dhe menaxhimi jo efektiv i fondeve në vlerën 2.22 miliardë mijë lekë” thuhet në raportin e KLSH.

Por cilat janë arsyet e këtij efekti financiar negativ të institucioneve dhe si ndahen ato sa i takon të ardhurave dhe shpenzimeve?

Sipas KLSH rreth 2% e efekteve financiare me pasojë dëm ekonomik në buxhetin e shtetit, është konstatuar në fushën e të ardhurave, ndërsa pjesa më përfaqësuese, rreth 98% është konstatuar në fushën e shpenzimeve .

“Vlera prej 47.9 milionë lekë e konstatuar në subjektin Ujësjellës Kanalizime Tiranë SH.A për shkak të mos parashikimit nga palët, në kontratën e qirasë të detyrimit për sigurimin e pronës në rastet e rreziqeve të shkaktuara nga zjarri dhe vlera prej 38 milionë lekë e konstatuar përgjatë zbatimit të punimeve (si psh diferenca në volumin e punimeve, zëra të paverifikueshëm punimesh, etj) në 5 subjekte”, thuhet në raport.

Ndërkohë sa i takon menaxhimit jo efektiv të fondeve, në shumën totale prej 2,22 miliardë lekë, rreth 66% e vlerës është konstatuar në fushën e të ardhurave, ndërsa rreth 34% në fushën e shpenzimeve.

“Rreth 99% e vlerës në fushën e shpenzimeve, përbëhet nga shkeljet në “procedurat e prokurimit” dhe “zbatimin e punimeve”; ndërsa rreth 90% e vlerës në fushën e të ardhurave përbëhet nga të ardhurat e munguara që administrohen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, si pasojë e krijimit të debitorëve për moslikuidime të tarifave dhe taksave vendore (më së shumti në Bashkitë: Kamëz (631 milionë lekë, Belsh (108.3 milionë lekë), Lezhë (402 milionë lekë) dhe Vau i Dejës (195.9 milionë lekë)” saktëson KLSH./

Pas

Lionel Messi i bashkohet skuadrës amerikane, reagon Barcelona

Para

Përplasjet e Kurtit me SHBA-në, Osmani: Edhe mes miqve e familjes ka mosmarrëveshje

Para
Përplasjet e Kurtit me SHBA-në, Osmani: Edhe mes miqve e familjes ka mosmarrëveshje

Përplasjet e Kurtit me SHBA-në, Osmani: Edhe mes miqve e familjes ka mosmarrëveshje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.