20:38 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Australia goditet nga dallgë të mëdha, 5 të vdekur, dy rezultojnë të zhdukur

11:41 | 20/04/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Australia goditet nga dallgë të mëdha, 5 të vdekur, dy rezultojnë të zhdukur

Brigjet lindore të Australisë janë goditur nga dallgë të mëdha dhe kushte të rrezikshme detare që kanë sjellë pasoja tragjike. Të paktën pesë persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Tragjedia filloi të premten kur një grup personash mbetën  në det në zonën bregdetare të San Remos, në shtetin e Victorias. Sipas policisë, një grua arriti të kthehej në breg, por një tjetër grua dhe një burrë nuk ia dolën. Trupi i gruas u gjet i pajetë, ndërsa burri ende mungon.

Ndërkohë, në Uellsin e Ri Jugor, një tjetër incident i rëndë ndodhi pranë Tathras, ku të shtunën u gjet trupi i një burri. Një ditë më parë, një peshkatar 58-vjeçar dhe dy burra të tjerë u raportuan të vdekur në të njëjtën zonë. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për një burrë tjetër që dyshohet se është zhdukur pranë Sidneit.

Kushtet e motit janë përkeqësuar ndjeshëm përgjatë vijës bregdetare lindore, me paralajmërime për dallgë të mëdha dhe rryma të forta, duke rritur rrezikun për banorët dhe vizitorët që frekuentojnë zonat e plazhit.

 

Kryeministrja e Victorias, Jacinta Allan, e quajti këtë një “fillim të tmerrshëm të fundjavës së Pashkëve” dhe u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal.

 

“Ne i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe u kërkojmë të gjithëve që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve për sigurinë në plazhe,” tha Allan në një deklaratë për mediat.

Autoritetet vendase dhe ekipet e emergjencës po punojnë pa ndërprerje për të gjetur të zhdukurit dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve në zonat bregdetare.

Pas

Sherr brutal në familjen shqiptare në Kretë, përfundojnë në spital dy persona, një në gjendje të rëndë

Para

Kundërshtuan me dhunë policinë dhe u dëmtuan makinën, përfundojnë në pranga 3 vëllezërit

Para
Kundërshtuan me dhunë policinë dhe u dëmtuan makinën, përfundojnë në pranga 3 vëllezërit

Kundërshtuan me dhunë policinë dhe u dëmtuan makinën, përfundojnë në pranga 3 vëllezërit

 



Të Fundit

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

E zbulon L’Equipe, Mbappe tërheq dy padi ndaj PSG-së

Fatkeqësia natyrore me përmbytje, rëndohet bilanci i viktimave në Teksas

Avokati Gylsen Zhllima për lirimin e Jamarbër Malltezit: Masa e sigurisë ishte për të kënaqur opinionin publik ndërsa SPAK ndihmoi Ramën për mandatin e katërt

800 fëmijë të humbur, fillojnë gërmimet në varrin masiv pranë ish-institucionit katolik në Irlandë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.