Një autobus që transportonte kryesisisht nxënës ka rënë në lumë, duke shkaktuar 30 persona të vdekur. Aksidenti ka ndodhur në Indi në afërsi të qytetit Mandya, 105 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit të shtetit, Bangalore.
Raportohet se shumica e viktimave ishin fëmijë. Vetëm një fëmijë i cili është hedhur nga autobusi që ishte duke u rrokullisur në kanal, ka shpëtuar i gjallë ndërsa ka pësuar disa plagë. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit të autobusit.