Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Plepa-Golem.
K.G. 24 vjeç duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur për vdekje një 35 vjeçare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në rrugën dytësore Plepa-Golem, një automjet me drejtues shtetasin K. G., 24 vjeç, ka përplasur këmbësoren ende të paidentifikuar rreth 35 vjeçe, e cila ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.