09:19 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Autor i dy plagosjeve të rënda, arrestohet në Tiranë 31-vjeçari në kërkim ndërkombëtar (Emri+Foto)

09:03 | 04/04/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Autor i dy plagosjeve të rënda, arrestohet në Tiranë 31-vjeçari në kërkim ndërkombëtar (Emri+Foto)

NJë 31-vjeçar banues në Kamëz është arrestuar nga Policia e Shtetit pasi mbi të rëndonin akuzat për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Vjedhja”, parashikuar nga Kodi Penal italian ndërsa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për Erjol Ceka, 31 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali I cili ishte dënuar nga autoritetet gjyqësore në Torino, me 13 vjet, 3 muaj e 17 ditë burgim.

“Ky shtetas dyshohet se më datë 17.01.2011, në Asti, Itali, ka tentuar që të shtypë me makinë shtetasin italian  S. S., duke i shkaktuar atij plagosje dhe fraktura. Më datë 14.12.2012, së bashku me një person tjetër, ka vjedhur para dhe sende me vlerë në një bar.  Gjithashtu, më datë 31.01.2015, në bashkëpunim me një person tjetër, ka plagosur rëndë me thikë shtetasin shqiptar A. G”, njofton Policia.

Njoftimi i plotë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kamza”.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana.

Kapet dhe arrestohet, me qëllim ekstradimi, një i kërkuar nga drejtësia italiane, i dënuar për një sërë veprash penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të kërkuar nga drejtësia italiane, për një sërë veprash penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kamza”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimi, i shtetasit Erjol Ceka, 31 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali.

Autoritetet gjyqësore në Torino, Itali, me vendimin penal Nr. 997/2019 SIEP, datë 17.02.2020, e kanë dënuar këtë shtetas me 13 vjet, 3 muaj e 17 ditë burgim, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Vjedhja”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Ky shtetas dyshohet se më datë 17.01.2011, në Asti, Itali, ka tentuar që të shtypë me makinë shtetasin italian  S. S., duke i shkaktuar atij plagosje dhe fraktura.

Më datë 14.12.2012, së bashku me një person tjetër, ka vjedhur para dhe sende me vlerë në një bar.

Gjithashtu, më datë 31.01.2015, në bashkëpunim me një person tjetër, ka plagosur rëndë me thikë shtetasin shqiptar A. G.

Materialet e arrestimit të përkohshëm, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Erjol Ceka
Pas

Deklarata epike e Alves: Askush nuk më beson, po jam një zog k*rve!

Para

Shtohet frikshëm numri i të infektuarve në Shkodër, 9 persona të 2 familjeve të prekura dalin pozitiv me COVID-19

Para
Shtohet frikshëm numri i të infektuarve në Shkodër, 9 persona të 2 familjeve të prekura dalin pozitiv me COVID-19

Shtohet frikshëm numri i të infektuarve në Shkodër, 9 persona të 2 familjeve të prekura dalin pozitiv me COVID-19

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA ndërpreu ndihmën ndaj Ukrainës, Trump telefonatë me Zlenskyn, ja çfarë diskutuan dy presidentët

Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e mjeteve të pensionistëve

Bullgarët skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë, frikën për rritjen e çmimeve dhe humbjen e sovranitetit monetar

Përmbytje katastrofike në Teksas, konfirmohen 24 viktima, zhduken edhe 24 vajza nga një kamp veror

“Tashmë i restauruar në 4K”/ Rama ndan sekuenca nga filmi i animuar “Ilira”

Dodik shmang paraburgimin, u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.