18:04 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Autorët e vërtetë” të grabitjes së aeroportit duhen gjetur në Ministrinë e Brendshme!

21:48 | 09/04/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Kosova vlerë për zgjedhjet. I filloi dhe mbaroi në mënyrë model. Fituesi gëzon, humbësi pranon, jeta vazhdon”

Nga:Denis Dyrnjaja

Në Somali, Ruanda ose Nigeri mund të dëgjosh histori ku bëhen grabitje në aeroport, grabitje bankash, vendosje eksplozivi, të digjen makina, të vriten njerëzit dhe të flitet për larje hesapesh. Ndërsa në Europë kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Grabitja e Aeroportit për të disatën herë është faliment i plotë i shtetit, strukturave të sigurisë, atyre të transportit dhe shumë hallkave të varësisë e ndërvepruese mes tyre. Dhe më dëshpëruese është situata, kur të thonë se ky është një perceptim sepse statistikat tregojnë se krimi është nën kontroll. Në çdo vend me përgjegjshmëri minimale Ministri i Brendshëm ose jep dorëheqjen, ose kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Drejtorit të Policisë. Nuk mban më ujë pilafi i propagandës. Është thyer rëndë siguria publike, madje dhe kombëtare dhe jo një, por shumë herë. Të mendosh se ata që sot janë grabitës, nesër mund të jenë terroristë që rrëmbejnë avionin. Kush i ndalon? Askush! Dikush duhet të përgjigjet dhe mbajë përgjegjësi për këtë papërgjegjshmëri. Kujt i duhen përgëzimet për menaxhimin e protestës së opozitës, kur të plas ky skandal e të bën lajm botëror si shtet ku bandat bëjnë ligjin jo vetëm në provinca e qyteza por edhe në kryeqytet, madje në aeroportin e vetëm ndërkombëtar?!Këtë herë Ramës nuk ja ka fajin opozita. Dikush duhet të paguaj kundërfaturën e kësaj grabitjeje të turpshme dhe kësaj situate të rëndë kriminale në vend. Duhet reagim, energjik, efikas, i shpejtë dhe konkret. Dhe këtu nuk është fjala të ngrihen ca postblloqe e të dalë policia për ca ditë me rradhë nëpër rrugë sa ngjarja të harrohet. Duhet vizion koncept dhe njerëz me nivel profesional dhe me integritet, “shërbëtorë” të detyrës jo arrogantë dhe burokratë që kanë marrë çelsa zyrash që iu duken si çifligje. I është veshur kostumi ministror njeriut të gabuar. Ministria e Brendshme është shndërruar në vatër shurdhërie, prepotence dhe paaftësie. Duhet spastruar e gjithë struktura e apratçinjve që kanë shndërruar në realitet shprehjen duket më i rëndë bishti se sqepari!

Etiketa: denis dyrnjajagrabitja ne Rinas
Pas

Grabitja në Rinas/ Flasin pasagjerët, ja kush është ish-zyrtari i lartë që ndodhej në avion

Para

“Destinacioni është diku tjetër”, Aulon Kalaja: Nuk është çudi që këto para të shkojnë…

Para
“Destinacioni është diku tjetër”, Aulon Kalaja: Nuk është çudi që këto para të shkojnë…

"Destinacioni është diku tjetër", Aulon Kalaja: Nuk është çudi që këto para të shkojnë...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Një person me makinë përplas për vdekje vrapuesin e maratonës më jetëgjatë në botë, shuhet në moshën 114 vjeçare

BE: Kundërtarifat ndaj SHBA janë 72 miliardë euro nga ”Boeing” te uiski

Prokuroria kërkon dënim me burgim për të miturin që dyshohet se vrau policin në Kosovë

Vendimi i qeverisë, vetëdeklarimi i adresës bëhet i detyrueshëm në e-Albania

Meloni: Ndryshimi i qëndrimit të Trump ndaj Putinit është një gjë e mirë, vijojmë mbështetjen për Ukrainën

6 administratorët e bashkisë Maliq dorëhiqen nga detyra

“Furtunë” dorëheqjesh edhe në qarkun e Dibrës, largohen 35 drejtues të Njësive Administrative

Sulm ndaj Karabinierëve në Romë: Shqiptari 26-vjeçar kapet me kokainë dhe para cash

Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

Trump: Britania e Madhe do të luftonte për SHBA-në, por s’mund të them të njëjtën gjë për BE-në

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.