Ka qenë një problem teknik ai që ka shkaktuar një situatë alarmuese në bordin e avionit në të cilin udhëtonte Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, duke detyruar pitotin të bënte një ulje emergjente.
Sipas Daily Mail, Merkel ishte nisur për në Argjentinë për të marrë pjesë në Samitin e G20.
Avioni kishte bërë rreth një orë flutrim por pas incidentit dhe domosdoshmërisë për t’u ndaluar, udhëtimi i Merkel drejt Argjentinës u bë me një avion tjetër i nisur nga Këlni drejt “Buenos Aires”.
Merkel po udhëtonte me stafin e saj si dhe anëtarë të të qeverisë ku ndër ta edhe zëvendës Kancelari dhe Ministri i Financave, Olaf Scholz.
Avioni ishte model Airbus A340 i quajtur ‘Konrad Adenauer’, për nder të kancelarit të parë të Gjermanisë.
Ai ka 143 vende dhe mund të fluturojë 13,500 kilometra pa u ndalur dhe është i pajisur me një sistem të mbrojtjes raketore.
Mediat gjermane shkruajnë se ishin disa sisteme elektronike që detyruan komandantin e avionit që të anulojë udhëtimin 15 orësh për shkaqe sigurie.
(F.GJ/FAXWEB.AL)