Këto janë pamjet e një avioni të rrëzuar në Peru. Video e postuar në rrjetet sociale tregon një avion Boeing 737, i linjës ajrore Peruvian Airlines që u nis nga aeroporti Francisco Carle në Jauja – rreth 165 milje në lindje të Limas.
Për fat të mirë, të gjithë 141 passagjerët në bordin e avionit arritën të shpëtojnë pa asnjë dëmtim, siç u tha në një deklaratë të linjës ajrore, raporton Daily Mail.
Në videon e shpërndarë, pasagjerët, shihen duke vrapuar nga frika e shpërthimit të avionit.
“Sapo u nis avioni mori nga e djathta dhe u rrëzua, por profesionalizmi i lartë nga ekipi drejtues shmangën një incident që mund të kishte përfunduar tragjik”,- thanë ata.
“Sapo u ngrit pak, avioni u rrëzua dhe menjëherë u përfshi nga flakët. Por të gjithë pasagjerët arritën të evakuohen në kohë e pa dëmtime”,- tha Alberto Lopez nga kompania ajrore. (M.D/ Shuplaka)