Gazetari i njohur Bledian Koka ka një “urim” tepër të veçantë për kryeministrin Edi Rama për titullin e nderit që mori në Francë nga presidenti François Hollande.
Koka i kujton Ramës kreun e AAK-së Ramush Haradinaj, i cili mbahet në Francë që prej 4 janarit, për shkak të disa fletë-arresteve serbe.
“Shumë mirë, ta gëzosh!…
Po ndërsa tërhoqe Legjionin e Nderit dhe takove këtë homologun tënd teknik të Francës, po për këtë Ramush Haradinajn a pyete gjë se ça bëhet?
p.s…apo të rrojë miqësia Shqipëri-Serbi, pa kujt i plasi trapi?”, reagon gazetari.
Koka nuk është i vetmi që është kujtuar për kreun e AAK-së, pasi pak orë më parë edhe analisti Lufti Dervishi reagoi në të njëjtën mënyrë.
“Njeriun që nuk ka kapur pushke me doré e bëjnë komandant, atë që është komandant e mbajnë në arrest! FRANCA….”, shkruante ai në një status në Facebook. (D.D/Shuplaka)
![](http://faxnews.wpengine.com/wp-content/uploads/2017/03/koka-rama-600x337.jpg)