Avokati i Lulzim Berishës, Detar Hysi ka reaguar pas lajmeve që qarkullojnë për klientin e tij. Në një sms për emisionin “Dritare me Rudinën” avokati shkruan se Lulzim Berisha nuk ka lidhje me grupin e Avdylajve.
“Pershendetje.Urime per emisionin dhe per audiencen qe keni.E ndiej si detyrim profesional te ju informoj si avokat i shtetasit Lulzim Berisha,se ky shtetas nuke ka as njofje as lidhje me kete grup te arrestuar,esht nje qytatar i lir,ku zbaton me perpikmeri nje vendim gjykate te dhene nga Gj e rrethit Durres,ku ka detyrim te mbaje kontakte me sherbimin e proves ne Durres.Me respekt avokat Detar Hysi”, shkruan ai në sms.
Kujtojmë se të dielën në mbrëmje si pjesë e operacionit “VOL-VO 4”, u kontrollua edhe banesa e Lulzim Berishës, ndaj edhe u përfol për lidhje me grupin e “Avdylajve” të arrestuar në Shijak.
(J.D/Faxweb.al)