Një vajzë 5-vjeçare kishte dalë nga banesa në Milano të Italisë, në kërkim të të atit të saj, të cilin e sheh rrallë, për shkak të punës së tij me turne.
E vogla mori autobusin e parë që gjeti në rrugë dhe u ngjit mbi të, ende e veshur me pizhame dhe vetëm me ombrellën e saj.
Kur u pyet nga shoferi, fëmija u përgjigj se do të kërkonte babanë, i cili ishte larguar herët nga shtëpia.
Më pas shoferi lajmëroi policinë: të cilët e kthyen vajzën e vogël në shtëpinë ku ndodhej edhe nëna e saj, e cila nuk kishte vënë re asgjë.
Babai, nga ana tjetër, ishte larguar herët për të marrë nga shkolla vajzën tjetër të familjes, 10-vjeçare: burri, një punëtor që punon me turne, ka orë që shpesh nuk përkojnë me ato të fëmijës që kishte ndjerë mungesën e tij.
Kështu, duke mos e parë mëngjesin e së enjtes, ajo vendosi të largohej nga shtëpia për ta kërkuar.