Fax Web bën me dije se Avni Majollari, ati i 28-vjecarit Mario Majollari i cili u ekzekutua mbrëmë me armë zjarri në zonën e Kinostudios nuk ka paraqitur asnjë kërkesë në Drejtorinë e Burgjeve për të marrë pjesë në varrimin e të birit.
Mësohet se nëse do ta bënte një kërkesë të tillë, Drejtoria e Burgjeve do të vendoste.
Avni Majollari është dënuar me burg përjetë për një vrasje të dyfishtë në vitin 2000, konkretisht të shtetasit Ilir Gjuzit dhe Amarildo Nelajt.
Pikërisht për vrasjen e këtyre dy të fundit dyshohet se është marrë hak dje duke i vrarë të birin me tre plumba.
Autori i dyshuar për vrasjen me tre plumba të 28-vjeçarit është vëllai i Ilir Gjuzit, Kastriot Gjuzi, 40 vjeç me banim në Tiranë. Mësohet se vëllai i Ilir Gjuzit, nuk është gjetur në banesë kur ka shkuar policia.
Mësohet se prindërit e të ndjerit që u vra dje në zonën e Kinostudios, ishin divorcuar kur ai ishte vetëm 2 vjeç dhe nëna e tij është kujdesur për ta rritur dhe arsimuar. Pikërisht mendohet se arsyeja që Avni Majollari nuk ka marrë leje për të marrë pjesë në varrimin e të birit është shmangia e përplasjes me familjarët e ish bashkëshortes.
(E.L/Faxweb)
Discussion about this post