Deputeti i PD-së, Ervin Salianji përmes një konference për shtyp ka reaguar pas vendimit të prokurorisë që audio përgjimi “Babalje” ishte i montuar. Për Salianjin, prokuroria thjesht ka zbatuar urdhërat e Ramës.
“ Që ditën e parë Edi Rama shpalli të pafajshëm Agron Xhafën dhe prokuroria kështu vendosi. Me urdhër të Ramës hetimi u drejtua nga Xhafaj. Është fakt se Fatmir Xhafaj lejoj nisjen e hetimeve pasi largoi vëllanë nga vendi. Laboratori shtetëror italian refuzoi të bëhej pjesë e skenarit kriminal të Ramës.
Prokuroria mbron kimin e organizuar të lidhur me qeverinë.Edi Rama mund të paguaj, shantazhojë e blejë prokurorë dhe të shpikë aktorë, por s’do t’ja dalë që të mbulojë të vërtetën e përfshirjes së Agron Xhafajt në trafik droge. Rama është i vendosur të dënojë denoncuesit. Hetimi zbuloi që Prokuroria mbron krimin e organizuar”,tha Salianji.
Kujtojmë që sot Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda vendosi edhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për shtetasin Albert Veliu, i njohur edhe si “dëshmitari X”, për përfshirjen e tij në audio- përgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa, Agronit.
Gjithashtu përveç tij, ‘arrest me burg’ gjykata vendosi edhe për shtetasin Fredi Alizoti, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim”. Ndërkohë masa ‘detyrim paraqitje’ është dhënë për gazetarin Jetmir Olldashi.
(J.D/Faxweb.al)