05:19 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Babi, babi fituam, na e morën të keqen plehrat”, historia e banorit të Verrisë që doli fitimtar në betejën me shtetin

22:15 | 03/05/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Babi, babi fituam, na e morën të keqen plehrat”, historia e banorit të Verrisë që doli fitimtar në betejën me shtetin

Ndërtimi i impjantit të mbetjeve në Verri të Fierit është kundërshtuar fort nga banorët e kësaj zone. Një ndër banorët që ka luftuar fort kundër ndërtimit të këtij impianti është edhe Nardi, historinë e të cilit e bën me dije sot “Nisma Thurje”.

 Zotëria tregon historinë e tij, se sa shumë ka dashur të investojë në bujqësi dhe problemet me të cilat është ndeshur deri më tani për të realizuar ëndrrën e tij.

Historia e Nardit dhe e banorëve të tjerë të Vërrisë, tregon se si pjesa e shqiptarëve të ndershëm arritën të ishin fitimtarë, në një betejë me kundërshtarë të fuqishëm, kjo duke luftuar mjaft fort.

 HISTORIA

 #ShqipëriaENdershme

“Babi, babi fituam, na e morën të keqen plehrat”- më thërriste djali duke vrapuar drejt meje gjithë gëzim. U rrita në një familje ku kryefjala ishte puna, im atë na këshillonte çdo natë që bukën duhet ta nxirrnim me djersë dhe që puna ia zbardh faqen njeriut. Kisha shumë dëshirë të punoja në tokat e mia që në adoleshencë, por nuk kishim mundësi ekonomike të investonim në to.

Pasi mbusha 18 vjeç punova disa vjet si bojaxhi, murator, pllakashtrues etj, në fakt më tepër se sa më pëqenin këto zanate, doja të kurseja lek për t’i investuar në bujqësi. Përpiqesha shumë, por nuk po ia dilja të kurseja mjaftueshëm. U nisa në emigrim me synimin e qartë për t’u kthyer e për të bërë diçka në tokat e mia. Ashtu bëra, pas 3 vjetësh në Itali dhe duke bërë punë të ndryshme, kurseva aq sa më duheshin.

U ktheva në Shqipëri dhe të gjitha kursimet i investova te tokat. Sikur mos të mjaftonte mungesa e tregut, subvencioneve dhe një mijë vështirësi të tjera, shteti donte të na ndërtonte dhe një impjant për djegjen e plehrave në Verri. Të na helmonte tokën, ujin dhe ajrin. Të na dënonte me vdekje.

U ngritëm fshatëshe që ditën e parë, pasi e dinim që bujqësia në atë zonë do varrosej dhe në fshat do mbillej veç sëmundje dhe vdekje. Na bënë presion, na arrestuan, na përndoqën por ne nuk u dorëzuam.

Ashtu, fshatëshe vazhduam nga dita e parë deri në ditën e fundit duke luftuar për jetën tonë. Më në fund ia dolëm, është i papërshkrueshëm gëzimi që përjetova kur djali vraponte të më jepte lajmin. Mora dhe një lumë telefonatash: “Nardi, fituam vlla, do jetojmë të qetë”. Sepse gjithë ajo luftë për 2 muaj me radhë ishte për të fituar të drejtën e jetës, për të na lënë të punojmë e të jetojmë të qetë. Vetëm për kaq. Sepse toka është bekim e askush nuk ka të drejtë të na e kthejë në mallkim.” (D.D/Shuplaka)

Etiketa: edi ramaFierimpiantplehraVerri
Pas

I kandidoi për deputetë, Rama liron nga detyra 6 prefektë (EMRAT)

Para

Pse media në Shqipëri nuk është e lirë, ANALIZA nga ekspertët dhe pak ARSYE për t’u memorizuar

Para
Pse media në Shqipëri nuk është e lirë, ANALIZA nga ekspertët dhe pak ARSYE për t’u memorizuar

Pse media në Shqipëri nuk është e lirë, ANALIZA nga ekspertët dhe pak ARSYE për t'u memorizuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.