Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar është vendosur lirimi nga detyra i 6 prefektëve në vend.
Kjo lëvizje vjen pasi ata janë përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme.
Emrat e prefektëve që largohen për të qenë kandidatë për deputetë:
Arben Kamami, prefekt i Qarkut të Elbasanit- I 3-ti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Elbasanit.
Ardit Konomi, prefekt i Qarkut të Korçës- I 7-ti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Korcës
Fadil Nasufi, prefekt i Qarkut të Beratit – I 4-ti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Beratit
Halit Palamani, prefekt i Qarkut të Dibrës-I 3-ti në listën e kandidatëve për qarkun e Dibrës
Rolant Xhelilaj, prefekt i Qarkut të Durrësit- I pesti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Durrësit
Sadi Vorpsi, prefekt i Qarkut të Tiranës- I 18-ti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1720″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″](M.D/Shuplaka)