Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Athinë ku një mjet tip “Volkswagen” që drejtohej nga një shqiptar, ka përplasur njerezit qe ishin duke pritur në nje stacion autobusi.
Mediat greke shkruajnë se për pasojë është lenduar dhe vajza 9-vjeçare e shqiptarit, e cila ndodhej në makinë dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.
“U goditëm”, bertiste vajza shqiptare pas aksidentit teksa e transportuan me urgjence drejt spitalit.
Dëshmitarët në vendngjarje thanë se u plagos lehtë edhe një i moshuar 78-vjeçar, i cili po priste në trotuar.
Sipas nje tjeter deshmitari, vajza therriste te atin: Pashë shoferin të përplasur në timon dhe pashë një vajzë të vogël në sediljen e pasme duke bërtitur ‘babi babi’. Kur e pyeta se çfarë ndodhi, më tha ‘babi po më çonte në shkollë“.
Aksidenti
Një i vdekur dhe katër të plagosur ishte bilanci i një aksidenti te rende te ndodhur mengjesin e sotem ne Athine.
Mediat greke bejne me dije se një makinë mori perpara njerezit qe ishin duke pritur ne nje stacion autobusi, duke lene te vdekur nje person dhe 4 te tjere te plagosur.
Një burrë 65-humbi jetën, ndërsa mes te plagosurve, eshte edhe vajza 9 vjeçare e drejtuesit të mjetit, per fat jashte rrezikut per jeten.
Discussion about this post