Prej mbrëmjes së kaluar, aksi rrugor Bajram Curri-Valbonë, është i bllokuar. Policia e Shtetit bën me dije se shkak është bërë rënia e gurëve si pasojë e reshjeve të shiut.
Njoftimi:
Për shkak të reshjeve të shiut, gjatë mbrëmjes së djeshme, aksi rrugor Bajram Curri-Valbonë, është i bllokuar nga rënia e gurëve.
Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e qytetarëve apo turistëve që ndodhen në Tropojë, të evitojnë lëvizjen në këtë segment rrugor deri në një njoftim të dytë.
Shërbimet e Policisë Rrrugore ndodhen në vendin e bllokimit si dhe firma kontraktuese po punon për hapjen e rrugës.
Për çdo problem qytetarët që ndodhen në këtë aks të telefonojnë në numrin 129 për t’ju ardhur në ndihmë.