09:16 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Balla-Bashës: Janë para të pista Lulëzim!, ”Flakë për flakë” kryedemokrati: Mos prit deri të hënën, çoje sot kallëzimin, çoja edhe FBI! S’ka asgjë ç’të fshehë PD!

10:56 | 30/11/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Balla-Bashës: Janë para të pista Lulëzim!, ”Flakë për flakë” kryedemokrati: Mos prit deri të hënën, çoje sot kallëzimin, çoja edhe FBI! S’ka asgjë ç’të fshehë PD!

 

Ka nisur me debat seanca parlamentare e kësaj të enjte, ndërsa përplasja e parë ka qenë mes Taulant Ballës dhe Lulzim Bashës.

Siç dihet, PS-ja prej ditësh për të balancuar skandalet që kanë shoqëruar anëtarët e saj, si ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zgjedhur sulmin ndaj PD-së dhe Lulzim Bashës.

Ata akuzojnë Bashën se ka paguar me para të pista kontratën e lobimit, ndërsa i kanë kujtuar sot se do ta kallëzojnë penalisht.

Por Basha, para se t’i përgjigjej, ka hedhur një informacion të ri, ai flet për një udhëtim të në Rumani.

”Nga të gjithë që zgjodhi i vuri gishtin këtij! Nuk e di apo nuk do ta dish? Se ky ka rënë në rrjetën e pastrimit të parave prej vitesh dhe që nuk e mbron dot më as imuniteti parlamentar dhe as fjalimet e stisura këtu!

Mjafton të kishe pyetur drejtorin tënd të policisë se ç’ka bërë ky para një muaji me një nga të akuzuarit zyrtarisht nga prokuroria e Elbasanit në Rumani ”,theksoi Basha.

DEBATI:

Balla:Janë para të pista Lulëzim!

Në rast se i ke nxjerrë nga Shqipëria ato para mosdeklarimi në kufi dënohet me gjobë ose me burgim Lulëzim! Bëji llogari sa të shkon fatura!

Ne do të paraqesim kallëzim penal për shtetasin Lulzim Xhelal Basha.

Basha: Edi Rama nga të gjithë njerëzit për të bërë furtunën e radhës në gotë me qëllim që t’u ikësh pyetjeve që s’u jep dot për Saimir Tahirin tënd, për Habilajt, për Balilajt, për vëllanë e ministrit tënd të Brendshëm, për llogaritë offshore, për të cilat të ka akuzuar OSBE-ja me emër dhe mbiemër me vlerë 200 milionë euro.

Nga të gjithë që zgjodhi i vuri gishtin këtij! Nuk e di apo nuk do ta dish? Se ky ka rënë në rrjetën e pastrimit të parave prej vitesh dhe që nuk e mbron dot më as imuniteti parlamentar dhe as fjalimet e stisura këtu!

Mjafton të kishe pyetur drejtorin tënd të policisë se ç’ka bërë ky para një muaji me një nga të akuzuarit zyrtarisht nga prokuroria e Elbasanit në Rumani.

Po kjo është vetëm maja e ajsbergut të zi mbi të cilin e ke ulur dhe e rrotullon si piruetë për një axhendë të pastër politike.

Shqiptarët e dinë, PD ka deklaruar çdo shpenzim në KQZ sipas ligjit, mos prit deri të hënën, çoje sot kallëzimin, çoja edhe FBI! Nuk ka asgjë të fshehë PD!

Fshihesh pas një njeriu që kërkohet për pastrim parash!

(V.G/Faxweb)

Pas

‘’Po të jetoja në atë kohë do isha partizane”, Pojana-Kumbaros: Po qesh se s’qaj dot, Zonja ministre e punëve të kota, lëri dënglat

Para

Deputeti i LSI-së bën analizën e plotë: Buxheti i 2018-tës për ”tutorët” e qeverisë

Para
Shtyrja e zgjedhjeve, Përparim Spahiu: Jo më larg se 16 korriku

Deputeti i LSI-së bën analizën e plotë: Buxheti i 2018-tës për ''tutorët" e qeverisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Kosovë kërkohen për masakrën në Mejë, në Serbi janë figura publike edhe pse me fletë-arrest ndërkombëtar

Forcat RENEA “zbresin” sërish në Sarandë, kontrolle intensive gjatë natës

Mungesa e reshjeve vë në vështirësi KESH, humbje 21 mln euro në tremujorin e parë 2025

Aksident i rëndë në Shkodër: Mjeti del nga rruga dhe përplaset me një biznes, katër të lënduar

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak: Nga fundi i Europës për vlerën ekonomike të punës

Horoskopi për ditën e sotme, 22 korrik 2025

Administrata Trump publikon dosjet mbi vrasjen e Martin Luther King

Mbi 1,260 të vdekur në Sirinë jugore në përleshjet midis druzëve dhe beduinëve

Trump e quan Adam Schiff një ‘mashtrues’, bën thirrje që ai të sillet para drejtësisë

Shpërthimi në Sarandë, ja kujt personi në kërkim iu vendos lënda plasëse

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.