Ka nisur me debat seanca parlamentare e kësaj të enjte, ndërsa përplasja e parë ka qenë mes Taulant Ballës dhe Lulzim Bashës.
Siç dihet, PS-ja prej ditësh për të balancuar skandalet që kanë shoqëruar anëtarët e saj, si ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zgjedhur sulmin ndaj PD-së dhe Lulzim Bashës.
Ata akuzojnë Bashën se ka paguar me para të pista kontratën e lobimit, ndërsa i kanë kujtuar sot se do ta kallëzojnë penalisht.
Por Basha, para se t’i përgjigjej, ka hedhur një informacion të ri, ai flet për një udhëtim të në Rumani.
”Nga të gjithë që zgjodhi i vuri gishtin këtij! Nuk e di apo nuk do ta dish? Se ky ka rënë në rrjetën e pastrimit të parave prej vitesh dhe që nuk e mbron dot më as imuniteti parlamentar dhe as fjalimet e stisura këtu!
Mjafton të kishe pyetur drejtorin tënd të policisë se ç’ka bërë ky para një muaji me një nga të akuzuarit zyrtarisht nga prokuroria e Elbasanit në Rumani ”,theksoi Basha.
DEBATI:
Balla:Janë para të pista Lulëzim!
Në rast se i ke nxjerrë nga Shqipëria ato para mosdeklarimi në kufi dënohet me gjobë ose me burgim Lulëzim! Bëji llogari sa të shkon fatura!
Ne do të paraqesim kallëzim penal për shtetasin Lulzim Xhelal Basha.
Basha: Edi Rama nga të gjithë njerëzit për të bërë furtunën e radhës në gotë me qëllim që t’u ikësh pyetjeve që s’u jep dot për Saimir Tahirin tënd, për Habilajt, për Balilajt, për vëllanë e ministrit tënd të Brendshëm, për llogaritë offshore, për të cilat të ka akuzuar OSBE-ja me emër dhe mbiemër me vlerë 200 milionë euro.
Nga të gjithë që zgjodhi i vuri gishtin këtij! Nuk e di apo nuk do ta dish? Se ky ka rënë në rrjetën e pastrimit të parave prej vitesh dhe që nuk e mbron dot më as imuniteti parlamentar dhe as fjalimet e stisura këtu!
Mjafton të kishe pyetur drejtorin tënd të policisë se ç’ka bërë ky para një muaji me një nga të akuzuarit zyrtarisht nga prokuroria e Elbasanit në Rumani.
Po kjo është vetëm maja e ajsbergut të zi mbi të cilin e ke ulur dhe e rrotullon si piruetë për një axhendë të pastër politike.
Shqiptarët e dinë, PD ka deklaruar çdo shpenzim në KQZ sipas ligjit, mos prit deri të hënën, çoje sot kallëzimin, çoja edhe FBI! Nuk ka asgjë të fshehë PD!
Fshihesh pas një njeriu që kërkohet për pastrim parash!
(V.G/Faxweb)