Ditën e sotme ka pasur debate të ashpra midis deputeti Kujtim Gjuzi dhe deputetit Taulant Balla.
Gjatë fjalës së tij kreu i Grupit të PS Taulant Balla është ndërprerë disa herë nga deputeti Kujtim Gjuzi, icily ndërhynte të kundërshtonte Ballën.
Teksa fliste Gjuzi, Balla i ka kujtuar një “nder” për të cilin thotë se e ka telefonuar duke e falenderuar.
“Se burrat janë burra nuk janë gra, zotrote ke pasur, një rast…të rrofshin mustaqet ty. Ke pasur një rast javën e kaluar. Të lutem te lutem… Po ti je dhe mashtrues. Të kam telefonuar dhe me telefon dhe me kë thënë dhe faleminderit. (Gjuzi e nderpret) Po mirë mirë ske faj ti fajin e ka Luli që të solli ty këtu…”, thotë Balla.
Po ashtu edhe disa minuta më vonë Gjuzi e ndërpret, ndërkohë që Balla nuk e duron dot dhe shprehet: O zot ku e kishe mendjen kur të krijoi ty….”