Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla gjatë fjalimit të tij në seancën plenare i është përgjigjur kryetarit të partisë Demokratike Lulzim Bashës mbi vetingun e politikanëve.
Balla u shpreh se Basha duhet të tërheqi pas propozimin për veting për poltikanët pasi sipas ti veting për politikanët nga politikanët nuk mund të ketë.
“Jurist mediokër që duhet ti kërkojmë edhe diplomën, akuzove kuvendin se nuk po publikohet propozimi yt po aq mediokër sa edhe nisma që përfaqëson. O jurist, o Lulzim, ka një nen rregullorja, është neni 77 për shqyrtimin e nismave, e ke depozituar të premten, seanca e parë është sot, juristit Lulzim i qenka mohuar e drejta e propozimit? O Jurist, o Lulzim, nisma për rishikimin e Kushtetutës, kryetari e njofton Kuvendin në seancën plenare dhe iu shpërnda deputetëve teksti i projektligjit, në orën 10:03 u njohëm me propozimin në tavolinat përballë karrigeve bosh, të juristit Lulzim dhe deputeteve part time.
Nuk bëhet vetingu i politikes nga vetë politikanët. Ky propozim nuk merret me pasuritë e politikanëve. Nuk merret me pasuritë e familjarëve dhe nuk merret me dënimin e poltikanëtë të korruptuar.Tërhiqe mbrapsht Lulzim gënjeshtrën tënde të rradhës.”