Kandidati i PS për deputet në qarkun e Elbasnit, Taulant Balla ka dalë në një prononcim për mediat pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Balla dukej entuziast dhe u shpreh se pritshmëritë e PS pë qarkun e Elbasanit ishin të larta dhe se ky është rezultati më i mirë në 30 vite.
“Jam shumë i sigurtë që në kutitë e votimit, partia socialiste ka përtej 90 mijë votave që do të na mundësonte të kishim mandatin qeverisës sërish.
Pasi te kemi konfirmuar rezultatin për partitë politike, të fillojmë numërimin edhe për kandidatët. Ajo që ka sjellë një ritje në numerin e pjesëmarrësve është fakti që u dhamë mundësi të votonin edhe kandidatët jo vetëm partitë politike.
Falenderoj kandidatët e PS për qarkun e Elbasanit pasi kanë qenë të gjithë të vendit, asnjë të ardhur.
Dua të them se rezultati në këtë qark është rezultati më i lartë që ka marrë ndonjëherë PS në 30 vite.
Pritshmëria jonë vazhdon të mbetet 9 mandate”- tha Balla.