22:13 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Balla: Prokuroria po bën pazare që vijnë erë të keqe, po përpiqet të mbyllë dosjen CEZ

14:52 | 06/11/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Taulant Balla: Basha shkeli ligjin e dekriminalizimit, shpif ndaj Policisë së Shtetit

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla ka deklaruar  se Prokuroria po përpiqet të mbyllë një prej dosjeve më të qarta të korrupsionit në këto 27 vite, atë të CEZ. 

“Pa kryer asnjë hetim minimal; pa marrë në pyetje asnjë të akuzuar, asnjë dëshmitar, asnjë person në dijeni; pa marrë në konsideratë asnjë prej gjetjeve të raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar. Prokuroria që u ngrit brenda ditës për të arrestuar një deputet mbi bazën e një materiali të botuar në media me përgjimet e dy kriminelëve, jo vetëm nuk e vë ujin në zjarr për një material të shkruar me fakte kompromentuese e me emra peshqish të mëdhenj e të vegjël, të dyshuar për krim ekonomik e korrupsion me përmasa tronditëse, po na e paska dërguar dosjen në Gjykatë duke kërkuar mbylljen e saj!!! “, shprehet Balla.  Sipas tij prokuroria po bën pazare qëë vijnë erë të keqe me kilometra larg. 

 

REAGIMI:

Deklaratë për media në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PS:

Prokuroria po përpiqet të mbyllë një prej dosjeve më të qarta të korrupsionit në këto 27 vite: skandalin “CEZ”. Pa kryer asnjë hetim minimal; pa marrë në pyetje asnjë të akuzuar, asnjë dëshmitar, asnjë person në dijeni; pa marrë në konsideratë asnjë prej gjetjeve të raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar. Prokuroria që u ngrit brenda ditës për të arrestuar një deputet mbi bazën e një materiali të botuar në media me përgjimet e dy kriminelëve, jo vetëm nuk e vë ujin në zjarr për një material të shkruar me fakte kompromentuese e me emra peshqish të mëdhenj e të vegjël, të dyshuar për krim ekonomik e korrupsion me përmasa tronditëse, po na e paska dërguar dosjen në Gjykatë duke kërkuar mbylljen e saj!!! 
Kush janë këta prokurorë? Kush u ka dhënë këtyre prokurorëve pushtetin që të sillen me drejtesinë si tregtarë qëniesh të gjalla dhe ta trajtojnë popullin shqiptar si mish për top? Kush është pas këtyre kukullave të këtij teatri të neveritshëm, me drejtesinë si mjet për të sulmuar dhe për të mbrojtur në emër të interesave politike e korruptive që fyejnë Shqipërinë, popullin, drejtesinë?!

Prokuroria po bën pazare që vijnë erë të keqe me kilometra larg! Prokuroria po shfaqet hapur si vegël e politikës dhe padrejtësisë! Prokuroria po provon me veprimet e mosveprimet e saj, një kalbëzim të tmerrshëm!

Por prokuroria nuk ka për ta ndalur dot orën e drejtësisë, që po vjen dhe që ka tmerruar politikanë, prokurorë e gjykatës të korruptuar! Kurrë nuk do ta ndalojë dot, edhe sikur të gjejë në gjykatë njerëz të tredhur e të korruptuar, njësoj si ata që e kanë çuar dosjen e CEZ-it për ta varrosur pa asnjë lloj procesi minimal hetimor! (J.V/Faxweb)

 

Pas

BE shuplakë të fortë Ramës: Në vend që t’i përgjigjet dështimeve të qeverisjes, kohët e fundit e ka bërë edhe më keq

Para

Andrea Pirlo i thotë lamtumirë futbollit, 5-minutat e fundit në fushën e blertë

Para
Andrea Pirlo i thotë lamtumirë futbollit, 5-minutat e fundit në fushën e blertë

Andrea Pirlo i thotë lamtumirë futbollit, 5-minutat e fundit në fushën e blertë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe përmirëson ofertën

E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.