Kreu i Grupit të PS i është përgjigjur nga foltorja akuzave të ish-kryeministrit Berisha.
Taulant Balla tha se Sali Berisha ka sabotuar të gjitha momentet e rëndësishme të Kosovës. Sipas Ballës, atij iu ndalua hyrja pas çlirimit në anën tjetër të kombit me porosi të forcave aleate.
“Sali, ti e mbylle kohën tënde me shumë pika të zeza. Por një prej tyre është sabotimi në mënyrë të paimgjinueshme që i bërë energjetikës së Kosoves.
Bllokove linjën e transmisionit. Por historia jote nuk fillon dhe nuk mbaron këtu.
Sa herë që Kosova ka qenë në moment të rëndësishëm historik, gjithmonë ke qenë ti që e ke sabotuar.
Kur Rugova bënte rezistencën, ti e furnizoje Millosheviçin me naftë.
Kur serbët kryenin gjenocide në Bosnje, ti furnizoje me tuba përmes linjenit të Shkodrës makinerinë vrasëse. Partia Socialiste mbështeste Marrëveshjen e Rambujesë, ndërsa ti ishe i vetmi kundër. Me porosi të forcave aleate, vetëm Sali Berishës nuk i lejohej të shkonte në Kosovë” – tha Taulant Balla.
Kryetari i Grupit Socialist tha se mazhoranca e mbështet dialogun Kosovë-Serbi. Po ashtu Balla dha detaje dhe nga vizita e tij dhe e kryeparlamentarit Ruçi në Gjermani.
‘’Zoti Basha, që thatë nuk çelen negociatat, ti ke takuar para dy ditësh një prej këshilltarëve të CDU, ndërkohë që ne sapo takuam pardje figurën historike të kristian-demokratëve gjermanë, sot presidenti i Bundestagut, që e falënderoj, për një pozicion shumë të qartë për mbështetjen e hapjes së negociatave.
Megjithëqë përpjekjet tuaja antishqiptare në Bundestag ka një shumicë bindëse për hapjen e negociatave. Madje, edhe grupet në opozitë, si liberalët, apo të gjelbërit dhe e majta, mbështesin hapjen e negociatave me Shqipërisë se e shohin këtë proces si një proces që duhet të vazhdojë”, tha më tej Balla.
(E.K/FAXWEB.AL)