00:08 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Balla u ‘përgjigjet’ akuzave të Spahos nga Elbasani: Jemi zgjedhur për të punuar, jo për t’u marrë me shpifjet e PD-së

14:33 | 22/08/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Balla u ‘përgjigjet’ akuzave të Spahos nga Elbasani: Jemi zgjedhur për të punuar, jo për t’u marrë me shpifjet e PD-së

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i është përgjigjur në mënyrë indirekte akuzave të PD-së nga Elbasani.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të ‘Facebook-ut’, Balla është shprehur se janë zgjedhur për të punuar për popullin dhe jo për t’u marrë me shpifjet e panumërta të bëra nga PD-ja.

I ndodhur në Elbasan dhe i pritur nga kryebashkiaku Qazim Sejdini, Balla ka thënë se Bashkia e Elbasanit është një prej modeleve me të mira të qeverisjes lokale që PS ofron për qytetarët.

Në vizitën e tij në Elbasan, Balla ka inspektuar një prej arterieve më të rëndësishme lidhëse të dy lagjeve më të mëdha të Elbasanit me qendrën e qytetit.

“Këtu janë të gjitha nivelet e punës, kanalizimet e ujërave të zeza, uji i pijshëm, troturaret dhe sigurisht një cilësi shumë e mirë e asfaltit që garanton jetëgjatësi dhe një punë të shkëlqyer”, ka shkruar ai.

Statusi i plotë:

“Së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini inspektuam punimet për rikonstruksionin e rrugëve “Çaush Asllani” dhe “Ismail dhe Xhemali Debrova” në qytetin e Elbasanit, ku sapo ka nisur dhe brenda 90 ditëve të dyja rrugët do të jenë të përfunduara dhe konform të gjitha standardeve.

Nuk ka asnjë dyshim që Bashkia Elbasan është një prej modeleve me të mira të qeverisjes lokale që ne ofrojmë për qytetarët.
Rruga që inspektojmë sot është një prej arterieve më të rëndësishme lidhëse të dy lagjeve më të mëdha të Elbasanit me qendrën e qytetit.

Këtu janë të gjitha nivelet e punës, kanalizimet e ujërave të zeza, uji i pijshëm, troturaret dhe sigurisht një cilësi shumë e mirë e asfaltit që garanton jetëgjatësi dhe një punë të shkëlqyer.

Së bashku me Kryetarin e Bashkisë, i cili nuk pushoi gjatë kësaj vere, por qëndroi në krye të këtyre punëve, erdhëm sot për të inspektuar këto punime dhe sigurisht për të parë vijimin e punës intensive, në atë që ne e quajmë kantieri i Rilindjes Urbane të Elbasanit, jo vetëm në qendër, por tashmë po përfundon edhe në lagjet më periferike të këtij qyteti. 
Ky qytet meriton më shumë dhe ne jemi të angazhuar t’i qëndrojmë punës, sepse ne jemi të zgjedhur për të bërë punë, ka ca të tjerë, që ju i dini kush janë, që janë të votuar vetëm për të bërë llafe dhe sigurisht shpifjen e kanë pjesë të mentalitetit të punës së tyre.
Në Elbasan aktualisht janë disa kantiere ndërtimi, të gjitha të zhvendosura në lagjet periferike të cilat po rivitalizohen tërësisht, ashtu si qendra e qytetit.”

(E.V/Faxweb.al)

Pas

Facebook dhe Twitter, bllokojnë llogaritë e lidhura me fushatat e Rusisë dhe Iranit

Para

Shpërthen ish-ministri i Financave : Shteti mbetet i falimentuar, duhet të na lejojnë të falimentojmë

Para
Shpërthen ish-ministri i Financave : Shteti mbetet i falimentuar, duhet të na lejojnë të falimentojmë

Shpërthen ish-ministri i Financave : Shteti mbetet i falimentuar, duhet të na lejojnë të falimentojmë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe përmirëson ofertën

E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.