14:49 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Balluku në bypass-in e Vlorës: Asnjë tolerancë për abuzuesit e hapësirave publike përgjatë akseve rrugore

18:46 | 22/07/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Balluku në bypass-in e Vlorës: Asnjë tolerancë për abuzuesit e hapësirave publike përgjatë akseve rrugore

Në bypass-in e Vlorës, përmes ndërhyrjes së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, është bërë e mundur largimi i të gjitha subjekteve të cilat në mënyrë abuzive kishin zaptuar hapësirat publike duke i shfrytëzuar ato për ushtrimin e aktiviteteve tregtare. Këto ndërhyrje të paligjshme kishin dëmtuar edhe sigurinë rrugore, duke krijuar kështu rrezik për të gjithë përdoruesit e këtij aksi rrugor.

Pas largimit të tyre përmes IKMT-së, do të nisë një fazë e re për kthimin e disa prej këtyre pikave në vendpushime për të gjithë qytetarët, por edhe vizitorët e huaj, të cilët do të mund të shijojnë panoramën që ofron zona.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte në terren, në një prej pikave tashmë të çliruara falë ndërhyrjes së inspektorëve të IKMT-së, së bashku me drejtorin e FSHZH, Dritan Agolli dhe kreun e IKMT, Ervin Hoxha.

“Pothuajse në të gjithë aksin, Babicë-Orikum, Orikum-Dukat është bërë identifikimi i të gjitha subjekteve. Ka qenë një tendencë pothuajse në të gjitha sheshpushimet për vendosjen e një aktiviteti tregtar, kryesisht i vogël, me kioska, dhe me gjithë paralajmërimet tona për tu zhvendosur dhe për tu çliruar këto hapësira publike, për të krijuar një sheshpamje nga ana e turistëve, kjo ka qenë e pamundur. Në fund ne si IKMT morëm një vendim për zhvendosjen e tyre dhe pothuajse të gjitha pikat, 18, të cilat ishin të paligjshme, u zhvendosën”, njoftoi Hoxha referuar aksionit të ndërmarrë përgjatë disa ditëve nga ana e IKMT-së në zonë.

Nga ana e tij, drejtori Agolli njoftoi se ka nisur puna për identifikimin e pikave ku do të ndërtohen këto vendqëndrime, ku deri më tani janë 5 të tilla. “Do të mundësojmë të bëjmë disa projekte të cilat ne shpresojmë që pas përfundimit të sezonit turistik, shtator-tetor, të fillojmë nga puna që për sezonin tjetër të jenë të gjitha gati”, tha drejtori i FSHZH.

Zëvendëskryeministrja Balluku tha se do të nisë menjëherë puna për projektimin e këtyre pikave, për të qenë gati në sezonin e ardhshëm turistik, duke shërbyer si një mjedis pushimi për të gjithë qytetarët.

“Ajo çka duhet të bëjmë është që duhet të nisim menjëherë projektimin e saktë dhe ashtu siç kemi bërë me platformën në Llogara për ka kthyer në një platformë me kushte dhe parametra sigurie, çka është më e rëndësishme. Këtu duhet të marrim të gjitha masat për kushtet e sigurisë gjatë projektimit dhe më pas për ndërtimin e tyre për ti pasur në sezonin tjetër”, nënvizoi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë tolerim për këdo që abuzon, duke njoftuar se do të ketë ndëshkime administrative në rast se do të konstatohen shkelje të ngjashme, jo vetëm në bypassi-in e Vlorës, por në çdo aks tjetër rrugor, pasi këto ndërhyrje rrezikojnë përdoruesit e rrugës.

“Periudha e këshillimit përfundon këtu dhe tashmë do fillojnë të merren masa të mirëfillta, qoftë kjo me gjoba dhe akte të tjera administrative, pasi duhen respektuar të gjitha palët dhe jemi duke folur jo thjesht për respektin e pronës shtet, por po flasim edhe për sigurinë”, paralajmëroi Balluku.

Pas

Dhunë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi i hedh dosjen me letra Veliajt, kapet me duar me Halit Valterin! Reagon Veliaj (Video)

Para

Miratohet draft-marrëveshja për ndërtimin e sheshit fundor të Bulevardit të Ri në Tiranë

Para
Miratohet draft-marrëveshja për ndërtimin e sheshit fundor të Bulevardit të Ri në Tiranë

Miratohet draft-marrëveshja për ndërtimin e sheshit fundor të Bulevardit të Ri në Tiranë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kurti: Do bëjmë çmos për zgjidhjen e ngërçit në Kuvend dhe formimin e qeverisë së re

Gjermania dhe Britania nënshkruajnë traktat sigurie më 17 korrik

Vlorë/Kanosi me thikë një person, arrestohet 36-vjeçari

Arrest për aksident në gjendje të dehur në Lushnjë, zbulohen edhe dy raste të tjera penale në Fier

SHBA ndalon dërgimin e disa armëve për Ukrainën, shqetësime për rezervat e ulëta

BE synon ulje 90% të gazrave serrë deri në 2040

Rama kritika kryebashkiakëve: Jeni shkëputur nga fshati, bëni kthesë! Linjë kredie 250 mln € për bujqësinë

Rama nga Cërriku: Duhet të kemi një sipërmarrje rurale të fuqishme! Pushteti vendor të jetë pika e parë mbështetëse

Zhvillimi rural dhe anëtarësimi në BE, Rama bashkëbisedim me fermerët: Duhet të ndryshojmë qasje dhe të ndërtojmë një plan me modelet e duhura

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Pajtime Fetahu, ish-gjyqtarja e lidhur me grupin e Suel Çelës mbetet në burg

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.