Autoriteti Kombëtar Palestinez (AP) po përballet me mundësinë e kolapsit financiar, tha Banka Botërore (BB) në një raport mbrëmë, pasi flukset e të ardhurave ndalen dhe aktiviteti ekonomik bie me shpejtësi në sfondin e luftës në Rripin e Gazës. “Situata fiskale” e AP është “përkeqësuar në mënyrë dramatike gjatë tre muajve të fundit, duke rritur ndjeshëm rrezikun e kolapsit fiskal”, tha BB në një deklaratë.