Ish-kryeministri Sali Berisha në një komunikim për mediat ka akuzuar qeverinë Rama si të korruptuar.
Gjatë deklaratës së sotme, Berisha u shpreh se vetë kryeministri Edi Rama është ‘koka’ e korrupsioni. Gjithashtu nuk i kurseu edhe akuzat ndaj SPAK për të cilën tha se përdoret nga kryeministri Rama.
Ai theksoi se deklarata e tij lidhur me aferëne McGonigal është shumë e rëndë, ku madje e cilësoi skandaloze.
Berisha:Thesari i Shtetit i ka paguar hajdutëve me në krye Veliajn dhe Ramën 600 mln lekë, pagesa. Dumani deklaroi se nuk di pronarë dhe na dalin të tjerë. Bankat nuk bëjnë kurrë transferta, bankat verifikojnë para se të bëjë transfertën, të gjithë përfituesit nga transferta , ndaj është ajo e famshmja, ndiq paratë. Ndaj edhe kur ata ndjekin paratë ju del Erion Veliaj, Engjëll Agaçi Edi Rama. Para 4 muajsh u lirua në nga dëshmitarët e aferës së djegësave, një shtetas italian që 3 ditë më parë, plasi bombën. Dëshmoi se Erion Veliaj dhe jo vetëm ai, sollën inceneratorin rrangallë, të çmontuar kundrejt pagesë. Për SKAP-in e partisë interesi publik nuk ekziston. Ata e kishin këtu dëshmitarin. Ai duhet falënderuar për dëshminë që dha. Një dëshmia nga Dubai deklaroi se partë për djegësin e çmontuar i pagoi Ali Abati, siç e shihni me deklaratën e tij të djeshme, kreu i SKAP dëshmoi, se jo që nuk ka ndërmend të hetohet, po ky institucion është shndërruar në një mburojë të një organizate kriminale që në djegësa dhe afera të tjera ka shpërdoruar qindra mln euro. Deklarata e kreut të SKAP për aferën e McGonigal ishte shumë e rëndë. Të thuash se çështja Raama-McGonigal është një çështje e shkuar, kjo është një deklaratë skandaloze.