Banorët e Babicës në Vlorë janë mbledhur ditën e sotme për të protestuar për shkak të mungesës së dritave.
Banorët nuk kanë drita për më shumë se një muaj dhe shkak për këtë është bërë rrjeti i amortizuar, pasi prej vitesh nuk është investuar në këtë zonë.
Prej vitesh zona e Babicës vuan nga mungesa e energjisë, ndërkohë nuk është vënë dorë nga OSHEE-së për rregullimin e rrejtit.