07:47 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Barcelona shkatërron Real Madridin, trajneri ‘habit’ me deklaratën e tij

20:24 | 28/10/2018
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Humbjet radhazi të Realit të Madridit, Lopetegui: Ja gjëja e fundit që mendoj sot

Real Madrid humbi “El Classico-n” e parë për këtë sezon, teksa humbi me rezultatin e thellë 5-1 nga Barcelona në “Cump Nou”. Kjo humbje konfirmoi akoma më shumë krizën që ka kapluar klubin madrilen, por ndonëse të gjithë prisnim dorëheqjen e Lopetegui, ky i fundit ka habitur me qëndrimin e tij.  Pavarësisht ecurisë negative nga ndeshja në ndeshje, Julen Lopetegui nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.

Në konferencën përpara gazetarëve pas përfundimit të takimit, trajneri spanjoll tha se pret me qetësi vendimin e klubit, teksa u shpreh optimist për fatet e sezonit. Na ana tjetër kujtojmë se mediet ndërkombëtare flasin se Antonio Conte mund të zëvendësojë Lopeteguin, nëse ai do të shkarkohet nga klubi.

“Një humbje është gjithmonë e vështirë, aq më shumë në shtëpinë e Barcelonës. Por kishim raste të pastra për të barazuar ndeshjen e për të ndryshuar fatin e saj. Kjo  është një skuadër me probleme por rezultati përfundimtar nuk reflekton realitetin e ndeshjes.

Nëse nuk kam dhënë dorëheqjen deri tani, atëherë mos e prisni. Unë thjesht dua të rrit moralin e lojtarëve të mi. Edhe një herë nuk kemi marrë atë që meritonim. Unë kam besim te ky ekip e këta lojtarë.

Jam i trishtuar, si të gjithë në dhomat e zhveshjeve, por kam forca për të reaguar. Jam trajneri, jemi në tetor, është një goditje e rëndë por kam forcë. Situata mund të përmbyset, pasi ka kohë dhe ne kemi cilësi. Na kanë prishur punë dëmtimet, ka lojtarë të tjerë të cilët tani po vijnë në formë. Unë kam forcë për të drejtuar ekipin, për këtë nuk kam asnjë dyshim.

Në fund nuk jam unë që marr vendimet. Kam shpjeguar atë që mendoj dhe besimin që kam në këtë ekip. Pjesa tjetër nuk është përgjegjësia ime”, ka deklaruar trajneri.

(B.B/ Faxweb.al)

Etiketa: barcelonaReal Madrid
Pas

Denoncimi te Berisha: Si po vjedhin zyrtarët e lartë socialistë me tenderin e spitalit në Kukës

Para

Lidhja me Bajrat, deputeti i PD-së kërkesë ministrit Bushati

Para
Publikohet fotoja, Ditmir Bushati si Donald Trump mban çadrën për vete, të tjerët lagen në shi

Lidhja me Bajrat, deputeti i PD-së kërkesë ministrit Bushati

Discussion about this post

 



Të Fundit

Riaktivizohet sërish zjarri në zonën e malit të Dukatit

SHBA-të rifillojnë dërgimin e armëve në Ukrainë pas pauzës së Pentagonit

Trump pret udhëheqësit afrikanë në një samit historik të fokusuar në tregti

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve gjatë bisedimeve për armëpushim në Gaza, ndërsa negociatat ‘e vështira’ vazhdojnë

Trump njofton një tarifë prej 50% për importet e bakrit

Pogradec/ Humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në liqen, ndërron jetë 34-vjeçari

Zjarret në Latakia të Sirisë prekin gati 2,000 familje

Shqipëria po plaket,grupmosha mbi 60 vjeç zë një të tretën e popullsisë më 2024

Pamjet/ Shkrumbohet nga flakët restoranti në Theth, zjarri shuar nga banorët! Detajet

Parashikimi i motit për sot, 10 korrik 2025

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.