Kreu i PD-se, Lulzim Basha i ftuar në “Opinion” ka thën se para zgjedhjeve ai ka patur 3 takime me Ilir Meten.
Duke mos preferuar të tregoi më teper dhe aq me pak temën e takimeve Basha tha se “Nuk kemi patur vetem 1 darke, por tre takime para zgjedhjeve”
Më herët Basha ka folur edhe në lidhje mes marrëveshjen e 18 majit, ai tha se qëndrimi i tij ishte që të largonte Ramën por marrëveshja u imponua.
“Marrëveshja me Ramën nuk ishte objektivi im politik. Unë doja largimin e Ramës. Mirëpo, ishim në kushte kur elementë të BE-së po bënin thirrje për zgjedhje pa opozitën. Erdhën amerikanët dhe ofruan paketën McAllister +.
Unë isha i bindur se me Ramën nuk kishte zgjedhje të ndershme. Nëse PD dhe aleatët do të refuzonin paketën e fundit, SHBA-të do t’i bashkoheshin BE-së se mund të kishte zgjedhje pa opozitë”, tha ai.
(S.SH/Shuplaka)