Lulzim Basha sot i ka theksuar kryeministrit Edi Rama se nuk ka asgjë degë ulliri për paqe mes tyre. Madje Basha nënvizoi se do të bëjë një opozitë të fortë kundrejt kësaj mazhorance të korruptuar.
“Asgjë nuk na bashkon, unë e di që shqiptarët ikin nga ky vend prej mjerimit që ti thellove, prej pasigurisë që ti krijove, nga sytë këmbët, nga republika jote e krimit dhe drogës. Nuk ka degë ulliri për paqe mes nesh, ajo që ti tund këtu është një degë e tharë e kanabisit që ka bllokuar integrimin shkatërruar ekonominë dhe asgjësuar shtetin ligjor” tha Basha.
Më tej Ba sha theksoi se duket të shkarkojë nga kjo detyrë Ruçëin dhe Xhafën.
Ai i tha se bashkëpunimi mes tyre është i pamundur. “Është shumë e vështirë, ndoshta e pamundur se duhet të bëhesh ai që nuk je, të lësh krimin e të përqafosh vlerat, ta nisësh me shkarkimin e Ruçit për të shpëtuar imazhin e diskretituar të vendit, arresto vëllanë e Fatmir Xhafës dorëzoja INTERPOL-it, shkarko Fatmir Xhafën për lidhjet e tij të njohura botërisht me krimin. Arresto funksionarët e policisë për drogën, me kapiten Tahirin, rikthe në burg banditët që lirove për zgjedhjet, i bën dot ti këto? Nëse jo cfarë ka ndryshuar pas 25 qershorit, asgjë e re. Avazi i vjetër vazhdon me tepsi të re, këtë radhe e kë të gjithë për vete me dy garuzhdet Ahemtaj dhe Gjiknurin dhe disa ministra si peceta për të fshirë” tha ai. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post