Mes takimeve në SHBA, kreu i PD-së Lulzim Basha ka kryer edhe një me kongresmenin Robert Aderholt.
”E sigurova se lufta ndaj krimit të organizuar prioritet, kërkova mbështetje për zgjedhjet”, thotë Basha, disa orë para ceremonisë së inagurimit të presidentit Donald Trump.
”Në Kongresin Amerikan u takova dje edhe me Kongresmenin Robert Aderholt, i cili ndër të tjera shërben në Komisionin për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë. Biseda u përqëndrua në rolin e Shqipërisë në lidhje me luftën ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Ndamë së bashku mendimin se lufta kundër krimit të organizuar duhet të jetë prioritet kryesor i qeverisë së ardhshme shqiptare. E sigurova Kongresmenin Aderholt për rëndësinë e madhe që kjo çështje ka për mua dhe për qeverinë time të ardhshme.
I shpreha atij gjithashtu nevojën për mbështetjen e Kongresit dhe qeverisë amerikane për të të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.”, shpjegon më tej kryedemokrati. (V.G/SHUPLAKA)