06:18 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Humbja me 2 vende e lirisë së medias, Lulzim Basha: Ai që ka frikë nga fjala e lirë është armik i demokracisë

19:23 | 21/04/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ftesa e hapur e Ramës për opozitën, Lulzim Basha i përgjigjet kryeministrit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se Shqipëria është përkeqësuar dhe ka rënë më poshtë në indeksin e lirisë së medias, ndërsa ky reagim jen pas publikimit të raportit të reporterëve pa Kufi.

Basha shprehet se kjo ka ardhur si pasojë e nismave të qeverisë për të censuruar fjalën e lirë e ushtruar presion ndaj atyre që denoncojnë korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin dhe abuzimet me fondet publike.

“Ai që ka frikë nga fjala e lirë është armik i demokracisë”, shkruan Basha ndërsa shton se Rama nëpërkëmb dhe ofendon gazetarët duke i kërcënuar nëse mendojnë ndryshe.

“Shqipëria është përkeqësuar dhe ka rënë më poshtë në indeksin e lirisë së medias! Kjo ka ardhur si pasojë e nismave të qeverisë për të censuruar fjalën e lirë e ushtruar presion ndaj atyre që denoncojnë korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin dhe abuzimet me fondet publike.

Ai që ka frikë nga fjala e lirë është armik i demokracisë. Ai që përditë nëpërkëmb dhe ofendon gazetarët, duke kërcënuar ata që mendojnë ndryshe e denoncojnë aferat korruptive, ai përditë largon gjithnjë dhe më shumë vendin dhe shqiptarët nga standartet europiane.

Censura, dhuna dhe autocensura në një vend që pret për antarësim në Bashkimin Europian, i shtohen panoramës së hidhur të krimit dhe korrupsionit që kjo qeveri servir në tryezën e ligjvënësve europianë.”, shkruan kreu i opozitës.

Shqipëria ka humbur dy vende në raportin për lirinë e shtypit në botë të Reporterëve Pa Kufij, për vitin 2020. Në vitin 2019, Shqipëria u rendit në vend të 82, por për një vit ajo ka humbur dy vende duke u renditur në vendin e 84, për shkak të përkeqësimit të lirisë së medias dhe sulmeve ndaj gazetarëve.

Shqipëria ka rënë 7 vende që prej vitit 2018, duke shënuar një përkeqësim serioz të lirisë së shtypit dhe të të drejtave të gazetarëve në një vend kandidat për anëtar në BE. Para Shqipërisë renditet Haiti, Kirgistani, Maldivet, Qipro Veriore (pjesë e Turqisë), dhe Timor-Leste.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Liria e mediaslulzim bashaReporteret pa Kufij
Pas

Riatdhesohen edhe 131 shqiptarë, avioni erdhi këtë pasdite nga Gjermania

Para

Masat ndaj pandemisë në Vlorë, kreu i Bashkisë “vihet me shpatulla pas muri” nga demokratët

Para
Fillon riorganizimi i PD-së edhe në Vlorë, Kadilli kërkon të votohet vetingu

Masat ndaj pandemisë në Vlorë, kreu i Bashkisë "vihet me shpatulla pas muri" nga demokratët

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.