20:27 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Basha-Metës: SHPK-ja jote drejt falimentimit, merre me qetësi dhe dashuri

10:52 | 03/06/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha-Metës: SHPK-ja jote drejt falimentimit, merre me qetësi dhe dashuri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përveç akuzave ndaj kryeministrit Rama, u ndal sot edhe tek pazari i fundit i Republikës së vjetër, sipas tij tek zgjedhja e Presidentit.

Pasi komentoi zgjedhjen e tij, duke iu drejtuar ish-kryetarit të LSI-së ai tha se “SHPK”-ja e Metës është duke shkuar drejt falimentimit ndaj i sugjeroi Metës ta marrë me qetësi dhe dashuri, duke “ia lënë faturën Petritit”.

Basha komentoi edhe deklaratat e këtyre ditëve të PS-së dhe LSI-së mbi qeverisjen me “një apo dy timonë”, duke theksuar se në ndryshim nga ata, PD ka në fokus njerëzit.

“Ku i ke vendet e punës?”, – nuk përgjigjet, “Ku e ke shëndetësinë falas?”, – nuk përgjigjet, por thotë pllakat dhe palmat janë të mira. Njerëzit nuk janë dele, Edi Rama, njerëzit ta kanë pirë lëngun, s’i gënjen dot me pllaka, as me palma. Nuk duan pllaka, palma. Duan punë, duan shëndetësinë.

Shqiptarët janë zgjuar, janë në këmbë. Ti nuk ia dhe punësimin dhe taksat e ulëta. Zgjodhe ta mbushësh qeverinë me kriminelë, Shqipërinë me drogë. Tani po merret me dele vetëm e vetëm që mos bëjë bilancin para jush. Është estrada e fundit. Nuk i ikën dot pyetjes së shqiptarëve “Ku i ke taksat e ulëta?”. Tani ka ardhur koha të gjykohesh me votë dhe të marrësh atë që meriton.

Kemi edhe një tjetër mesele në tepsinë e pushtetit. Opozita është e bashkuar falë jush, nën një sigël të vetme. Këta janë përçarë. Kanë vetëm deklaratat mbi “një timon, dy timonë”, garë me makina me njëri-tjetrin. Unë program të vetëm iu kam juve.

Pazari i fundit i Republikës së vjetër ishte zgjedhja e presidentit. U ulën të dy, ia futën me verë. As nuk u pyet njeri, as u vendos njeri. Dy njerëz me verë e me peshk zgjodhën presidentin. Tani mqs është futur edhe Shekspiri në këtë mesele… “Tregtarit të Venedikut” që u u zgjodh president, dua t’i them se SHPK-ja e tij do shkojë drejt falimentimit total më 25 qershor. Ndaj merre me qetësi dhe dashuri Ilir Meta, mos e shkel etikën. Lëre Petritin ta marrë faturën e SHPK-së.”, u shpreh Basha ndër të tjera.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: ilir metalulzim bashapresident
Pas

Panariti në Korçë shpalos programin e LSI-së: Zero taksat për Bujqësinë, do iu kthejmë të rinjve shansin për arsim dinjitoz

Para

U akuzua se dhunoi përfaqësuesin e Partisë Demokratike, reagon kreu i Bashkisë së Pukës

Para
U akuzua se dhunoi përfaqësuesin e Partisë Demokratike, reagon kreu i Bashkisë së Pukës

U akuzua se dhunoi përfaqësuesin e Partisë Demokratike, reagon kreu i Bashkisë së Pukës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vala e dorëheqjeve vijon në Bashkinë e Gjirokastrës, largohen 7 administratorët e Njësive Administrative

Trump në takimin me Shefin e NATO-s, e thotë sërish: Ndalova luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Zjarr në fshatin Delisuf të Vlorës, digjet një hektar me shkurre, nuk raportohen dëme njerëzore

Përmbytjet masive në Teksas/ Alarm në Hill Country, mbi 129 të vdekur dhe 170 të zhdukur

Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

BE reagon pas ultimatumit të Trump për Rusinë, Kaja Kallas: 50 ditë është një kohë e gjatë për një marrëveshje në Ukrainë

Valët e të nxehtit shkaktuan 1180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

Modric zbarkon në Milano: Jam i lumtur, gati për këtë aventurë të re

Porosia e Kryeministrit Rama zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë, dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

Drenovë / Aktivizohet një vatër e re zjarri, situata vështirësohet nga era e fortë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.