20:15 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Panariti në Korçë shpalos programin e LSI-së: Zero taksat për Bujqësinë, do iu kthejmë të rinjve shansin për arsim dinjitoz

10:42 | 03/06/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Panariti në Korçë shpalos programin e LSI-së: Zero taksat për Bujqësinë, do iu kthejmë të rinjve shansin për arsim dinjitoz

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka vijuar me takimet e tij në Qarkun e Korçës. Panariti, është kryesuesi i LSI-së për Qarkun e Korçës.

Në një takim me banorët e Buçimasit ai shoqërohej nga kryetari i LSI Pogradec, njëkohesisht kandidat për deputet, Genti Çala, kandidatja Aida Musollari dhe Kryetari i LSI per Njësinë Buçimas, Roshi Tollozhina.

Ata shpalosën programin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për 4 vitet e ardhshme të qeverisjes. “Lëvizja Socialiste për Integrim, një ndër shtyllat kryesore të programit të saj, ka zhvillimin e bujqësisë dhe 5-fishimin e fondeve për të”, iu tha Panariti të pranishmëve në takim, duke shtuar me tej se, “zerimi i taksave për bujqesine,për imputet bujqësore, farat apo agregatet, është një nga objektivat tona”.

Më tej, ministri i Bujqesise foli edhe për mbrojtjen e prodhimit vendas, duke minimizuar importet e produkteve bujqësore nga vendet e tjera, madje edhe të subvensionuara nga shtetet respektive, në momentet kur prodhimi vendas është në kulmin e tij.

“Kjo është një nga mënyrat më të mira për t’ju mbrojtur ju, fermerët dhe çdokënd që merret me bujqësi. Ndërkohë që taksat do të jenë zero për bujqësinë. LSI e ka në programin e saj ndihmën, me qëllim që fermerët të mëkëmben, të nisin zgjerimin dhe fuqizimin e tyre”, theksoi Panariti. 

Kryesuesi i listës së LSI për qarkun Korçë, iu tha banorëve tëTushemishtit se, një nga mënyrat perspektivat e zhvillimit te vendit, është edhe arsimimi i mire.

 Sipas Panaritit, programi i LSI është mjaft i qartë për arsimin, duke iu krijuar shansin fëmijëve, të rinjve për një shkollim dinjitoz. Madje, Panariti iu kërkoi të pranishmëve në takim, edhe orientimin e studimeve të femijëve të tyre, drejt degëve që kane perspektivë, siç është agronomia, akuakultura, mjekësia veterinare etj, që lidhen me këta sektorë. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: edmond panaritiKorçeLSIpanariti
Pas

I zhgënjyer nga Partia Demokratike, ish-kryetari i PD-së në Vlorë i bashkohet LSI-së: Me Presidentin

Para

Basha-Metës: SHPK-ja jote drejt falimentimit, merre me qetësi dhe dashuri

Para
Basha-Metës: SHPK-ja jote drejt falimentimit, merre me qetësi dhe dashuri

Basha-Metës: SHPK-ja jote drejt falimentimit, merre me qetësi dhe dashuri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.