Kryetari i PD-së Lulzim Basha pak ditë nga protesta e 27 janarit ka sjellë në fokus historinë e Genci Kullollit, një kryefamiljarë i papunë nga Pogradeci.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Basha tregon se Kullolli merr vetëm 26 mijë lekë të vjetra në muaj ndihmë ekonomike nga shteti, kur vetëm fatura e ujit dhe e dritave i shkon 50 mijë në muaj.
MESAZHI I BASHËS
Genci Kullolli është një kryefamiljar i papunë nga Porgradeci. Ai më tregoi se merr vetëm 26 mijë lekë të vjetra në muaj si ndihmë ekonomike, kur vetëm fatura e ujit dhe e dritave i shkon 50 mijë në muaj.
Kjo nuk është ndihmë ekonomike por është tallje. Paratë që duhet ti marrin nevojtarët, i merr një grusht miqsh të Kryeministrit! Në #27janar do të protestojmë kundër varfërisë dhe nëpërkëmbjes! Kundër qeverisë së qejfeve dhe të miqve!
#bashkohu kundër varfërisë dhe padrejtësive!