Pas kthimit nga turi i tij në Europë, kreu i PD-së, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me strukturat e pastisë në Elbasan.
Në 26-vjetorin e krijimit të PD-së, Basha u shpreh se me Ramën kryeministër, marrëdhëniet me SHBA janë të pamundura.
“Shqipëria është sot më e izoluar se kurrë në këto 26 vite, politikisht dhe ekonomikisht. Jemi të izoluar nga mungesa e interesit dhe bashkëpunimit. Sot nuk ka asnjë interes për investime të huaja në Shqipëri. Pasi të mbarojnë së ndërtuar investimet e qevrisë sonë, tap dhe devoll nuk ka më gjë tjetër. Marrëdhëniet tona me amëerikanë janë të pamundura me këtë kryeministër. Integrimi me BE ka ndaluar dhe perspektiva e integrimit është e paqartë”, tha Basha. (D.D/Shuplaka)