Arritja e marrëveshjes për krijimin e qeverisë së re në Maqedoni është përshëndetur edhe nga Partia Demokratike e Shqipërisë.
PD e cilëson këtë marrëveshje një sukses në realizimin e interesave të shqiptarëve në Maqedoni, e domosdoshme për stabilitetin politik në Maqedoni.
“Kryelajmi është se si produkt i këtij angazhimi të përbashkët shqiptar, gjuha shqipe, do të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoni.”-deklaron PD.
Sipas PD, progresi në përfaqësimin e shqiptarëve në pozicione kyçe të qeverisë së re, është një garanci se kjo platformë do te zbatohet. (A.H/Shuplaka.com)