10:07 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Basha në Shkodër: Shumë syresh janë detyruar të shkurtojnë numrin e punonjësve, disa prej tyre kanë falimentuar

"Me rritjen e taksave, të faturave, të çmimit të naftës dhe të kostove të prodhimit, bizneset po përballen me vështirësi të mëdha"

17:14 | 27/09/2023
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha në Shkodër: Shumë syresh janë detyruar të shkurtojnë numrin e punonjësve, disa prej tyre kanë falimentuar

Lulzim Basha në Shkodër

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë në Shkodër, ku është takuar me punonjës të një kompanie për prodhim veshjesh.

Basha nëpërmjet një postimi në Facebook shkruan se sipërmarrje të tilla janë mundësi e mirë për punësimin e grave dhe të vajzave.

Lulzim Basha: Një bashkëbisedim i hapur me punonjësit dhe sipërmarrësin e kompanisë së prodhimit të veshjeve Melgushi sh.p.k, e krijuar në vitin 1993. Me kapacitet prodhues rreth 40.000 njësi në ditë, kompania më së shumti eksporton në tregun italian. Sipërmarrje të tilla janë një mundësi e mirë për punësimin e grave dhe vajzave në zona të ndryshme të vendit.

Lulzim Basha në Shkodër

Megjithatë, janë disa faktorë sipas Bashës, të cilët kanë detyruar shkurtimin e stafeve, që nga rritja e taksave te kostot e prodhimit.

“Por, me rritjen e taksave, të faturave, të çmimit të naftës dhe të kostove të prodhimit, bizneset po përballen me vështirësi të mëdha. Shumë syresh janë detyruar të shkurtojnë numrin e punonjësve, madje disa prej tyre edhe kanë falimentuar”, shkruan Basha në Facebook.

Sipas kreut të PD-së, zgjidhja për këtë problem është mbështetja e kompanive duke ulur taksat dhe subvencionimi, gjë që do të sillte rritjen e pagave thotë Basha.

“Mbështetja për këto kompani, përmes uljes së taksave, që t’ju japë atyre mundësinë të rrisin pagat por edhe subvencionimi për punonjësit e rinj, është një kontribut për shtimin e të punësuarve dhe krijimin e kushteve për një jetë më të mirë për shumë familje, që sot nuk plotësojnë as nevojat jetike”, e mbyll duke thënë kryedemokrati.

(Xh.H/FaxWeb.al)

Etiketa: lulzim bashapartia demokratikePDShkoder
Pas

INSTAT: Censi sipas parashikimeve, publikohet numri jeshil për ankesa

Para

“Jam e gatshme të vesh uniformën e policisë së Kosovës”, Berisha: Kombi krenohet me Amina Nurajn!

Para
“Jam e gatshme të vesh uniformën e policisë së Kosovës”, Berisha: Kombi krenohet me Amina Nurajn!

"Jam e gatshme të vesh uniformën e policisë së Kosovës", Berisha: Kombi krenohet me Amina Nurajn!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje në Gjirin e Omanit mes Iranit dhe SHBA-së, helikopteri i Teheranit përballet me luftanijen amerikane

“Travel and Tour World” : Tirana, destinacioni i jashtëzakonshëm me kulturë autentike, bukuri piktoreske dhe kuzhinë të shijshme

EMRI/ U gjet pa ndjenja, ndërron jetë në QSUT i paraburgosuri në Tiranë

Rama: Autoriteti i Aviacionit Civil njihet nga NATO, përmbush plotësisht standardet

Dy të arrestuar për mashtrime me pasuri të paluajtshme, 48-vjeçari u vu në pranga pasi shiti dy herë një apartament

Rusi/ Rrëzohet një aeroplan me 49 persona në bord, mes tyre edhe disa fëmijë

Menaxhimi amerikan i Korridorit të Zangezurit alarmon Iranin: Do të bëhemi të varur nga Azerbajxhani

Nga mosfiskalizimi i parkimit publik te ulja e taksave për disa biznese/ Zbardhet skema, si abuzuan zyrtarët e bashkisë së Fierit

Shpërthimi me tritol në kryeqytet/ “Në shënjestër” garazhi i Elvis Kosovës, para një viti u arrestua për vjedhjen e ‘Audi’-t 200 mijë euro

Aksioni policor në Fier!/ Arrestime dhe pezullime nga detyra për zyrtarë të bashkisë, dyshohen për abuzime me vlerë 40 milionë lekë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.