Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të turit të takimeve nëpër qytete të ndryshme të vendit si parapërgatitje për protestën e 16 shkurtit, të shtunën ishte në Mallakastër.
Ndërsa sulmoi qeverinë për situatën ekonomiko-politike në të cilën ndodhet vendi, Basha premtoi uljen e çmimit të naftës dhe energjisë elektrike, por bëri një gafë.
Ai u shpreh: “Do të ulim taksat. do të ulim që ditën e parë me 300 lekë për litër çmimin e energjisë dhe të ndezim motorët”. Pra siç e lexoni, ai thotë do të ulim çmimin e energjisë elektrike me 300 lekë për litër, duke bërë kështu një gafë apo lapsus.
Por Basha nuk e ka për herë të parë që bën gafa të tilla.
Kujtojmë sesi ai tha nga foltorja e paralamentit se 7X7 bëjnë 42, apo edhe gjatë deklaratës në ditën e flamurit ku ngatërroi datën e ngritjes së flamurit në Krujë nga Skënderbeu.
Basha është shprehur: Sot përkulemi me nderimin më të thellë para simbolit tonë kombëtar, flamurit të kastriotëve që u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre më 28 nëntor 1944, 1444 (korrigjon veten sërish gabim)
Në fakt në deklaratën për mediat të shpërndarë nga selia blu ky prononcim ishte korrigjuar duke sjellë datën e saktë të ngritjes së Flamurit në Krujë më 28 nëntor 1443.
View this post on Instagram
???Flamuri që u ngrit në 28 nëntor 1944!!!???Ah jo, prit:28 nëntor 1444(???)???