Kreu i opozitës Lulzim Basha duket të jetë optimist për arritjen e një marrëveshje. Nga protesta dhe fjala në çadrën e opozitës Basha komentoi dhe takimet me negociatorin ditën e sotme.
Sipas Bashës ka dy zgjidhje: e para është dialogu dhe e dyta është përballja po ama vetëm një gjë është e sigurt, votime pa opozitën nuk ka.
‘’Qeveria teknike paraprakisht do të nxjerrë nga Parlamenti të gjithë kriminelët. Për të zgjidhur këtë situatë ka dy zgjidhje njëra është mënyra e dialogut që do të provohet sot.
Unë do të përfaqësoj interesin e qytetarëve, ndaj e kam shumë të thjeshtë që të përfaqësoj Partinë Demokratike po tërheqje nuk ka.
Ne nuk po kërkojmë pushtet në tavolinë, i kërkojmë që të lejojë popullin që të vendosin. Uroj që të gjitha palët ta kuptojnë këtë për t’i dhënë shqiptarëve Republikën e Re. Po ta kenë të qartë ne jemi të vendosur ta çojmë këtë deri në fund.
Fundi nuk do të jetë votimi pa opozitën, fundi nuk do të jetë shpërndarja e popullit. Shpresojmë që rruga e arsyes dhe e dialogut do na çojë drejt një Bashkimi Kombëtar për të bërë Shqipërinë Europiane. Një gjë është e sigurt populli do të fitojë gjithmonë’’, u shpreh Basha. (E.K/SHUPLAKA)