22:26 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Basha po përdor gazetën e partisë”, “RD” i përgjigjet Mustafajt: Eja në redaksi dhe monitoro çdo shkrim

14:04 | 02/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Zgjedhjet do shtyhen, do ketë rikompozim koalicionesh”

 “Basha po përdor sekretariatin, makinën, telefonin e partisë, zyrën e shtypit, gazetën e partisë për të ushtruar ndikimin e vet mbi zgjedhjet e ardhshme”, kjo ishte akuza e Besnik Mustafajt e ngritur në media pak ditë më parë.

Mirëpo sot në një editorial të Bledi Kasmit “RD” i kthen përgjigje akuzave të Mustafajt. Sipas Kasmit, jo vetem qe kjo nuk eshte e vertete, por “gazeta në asnjë ditë të vetme gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka pasur madje asnjë lajm të vetëm për zotin Basha”.

Ai fton Mustafajn qe para se te beje deklarata te paverteta eshte i lire te monitoroje cdo lajm te gazetes para se te botohet.

Bledi KASMI: 

Nisja e garës për Kryetarin e PD e cila pritet të zyrtarizohet do të jetë edhe fillimi i një fushate të brendshme mes kandidatëve të PD. Disa nga kandidatët për postin e Kryetarit të PD janë shpallur tashmë, ndërsa priten edhe emra të tjerë sfidantë për këtë post.
Gara e brendshme në PD është një nga momentet më të rëndësishme të një partie. Ajo do të zhvillohet me parimin një anëtar një votë dhe do të zgjedhë njeriun që do të drejtojë partinë për katër vitet  e ardhshme. Klima politike brenda Partisë Demokratike ka qenë e mbartur me shumë emocione gjatë ditëve të fundit e kushtëzuar kjo nga humbja e zgjedhjeve të 25 Qershorit.
Shpërthimi i këtyre emocioneve herë të ligjshme dhe herë të tjera të tepruara me doza të sulmeve personale janë brenda etheve të garës elektorale të brendshme në PD, ndërsa ditët e ardhshme pritet të përcaktohet edhe formati i ballafaqimit të kandidatëve me demokratët si dhe axhenda e tyre.
Duke pasur si detyrim ndaj lexuesve pasqyrimin e plotë të këtij debati, “RD” do të jetë e paanshme në këtë garë elektorale dhe do të jetë e hapur për të gjithë kandidatët për Kryetar të PD për të botuar të gjithë qëndrimet e tyre. Në dispozicion të secilit kandidat do të vendosen hapësira të barabarta në gazetë dhe pasqyrimi do të jetë i plotë dhe krejtësisht i balancuar.
Kjo nuk është një risi në politikën editoriale për “RD”. Kjo është vazhdim i pasqyrimit real dhe të barabartë që gazeta “RD” ka bërë edhe katër vite më parë, kur zoti Basha kandidonte me zotin Olldashi për Kryetarin e PD për të cilën kemi pasur vlerësime në atë kohë nga të dy kandidatët.
Duke parë ndjeshmëritë e demokratëve për pozicionin e “RD” është një detyrim sqarimi ndaj reagimit të ish-ministrit të Jashtëm Besnik Mustafaj ditën e djeshme, i cili u shpreh në një prononcim për mediat se, “Basha po përdor sekretariatin, makinën, telefonin e partisë, zyrën e shtypit, gazetën e partisë për të ushtruar ndikimin e vet mbi zgjedhjet e ardhshme”.
Duke e mirëkuptuar me dashamirësi shqetësimin e zotit Mustafaj, duam ta sqarojmë atë se në asnjë rast gjatë këtyre pesë ditëve gazeta nuk është përdorur nga zoti Basha për të ushtruar ndikimn e vet mbi zgjedhjet. Për më tepër, gazeta në asnjë ditë të vetme gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka pasur madje asnjë lajm të vetëm për zotin Basha.
Gazeta gjatë këtyre ditëve ka pasur dy qëndrime editoriale mbi garën në PD. Në thelb të tyre nuk ka qenë asnjë referim me emër për sicilin nga kandidatët për Kryetar të PD. Vija editoriale e “RD” ka qenë e qartë si kristali, duke i bërë thirrje të gjithë demokratëve se më e rëndësishme se çdo gjë tjetër për PD është bashkimi dhe mos futja e frymës së përçarjes dhe përjashtimi, ashtu sikurse i është bërë thirrje të gjithë demokratëve që të ruajnë etikën e tyre dhe debati të përqendrohet tek alternativat.
Fatkeqësisht, deklarata e zotit Mustafaj vjen një ditë pasi dy portale të kontrolluara nga pushteti dhe paratë e pista të oligarkëve dhe mafies postuan në mënyrë klandestine një lajm sipas të cilëve “gazeta “RD” po i shërben Bashës” pa dhënë asnjë provë, asnjë shkrim, titull apo fotografi se ku e provonin këtë.
Si një ndër themeluesit e “RD”, si një ndër publicistët më të mirë, por edhe si një mik i mirë, Zoti Mustafaj përpara se të bëjë aludime të tilla ndaj gazetës do të ishte mirë që ato t’i verifikonte që të mos keqkuptohej në opinionin publik deklarata e tij.
Nëse zoti Mustafaj e ka vërtet shqetësim çështjen e pasqyrimit të fushatës së brendshme në PD nga gazeta “RD”, atëhere e ftojmë atë me dashamirësi që të vijë në selinë e gazetës dhe të bëjë monitorimin e çdo lajmi dhe të çdo faqeje përpara se ajo të shkojë në shtypshkronjë.
Kjo do të ishte një mëyrë më dinjitoze se të bërit e deklaratave të pavërteta.
Shqetësimi i “RD” nuk janë interesat për pushtet të një kandidati apo të një kandidati tjetër, por ringritja e PD. Të qenit palë në një garë është aset pozitiv për debatin dhe artikulimin e ideve e alternativave të një individi apo grupi dhe i shërben shndërrimin të garës në një spektakël demokracie, por kjo nuk mund të errësojë shikimin për të parë me realizëm përtej gardhit.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: besnik mustafajBlendi kasmi
Pas

2 korriku, afati i fundit i regjistrimeve për garën në PD

Para

Drogë dhe tritol në banesë, si u arrestua 46-vjeçari në Pukë

Para
Laborator falsifikimi dokumentesh dhe drogë brenda banesës, si u arrestuan pjesëtarët e bandës në Korçë (VIDEO)

Drogë dhe tritol në banesë, si u arrestua 46-vjeçari në Pukë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.