Ministri i Jashtëm Italian Angelino Alfano, pas takimit me homologun e tij shqiptar ministrin Ditmir Bushati dhe presidentin Bujar Nishani, ka vizituar edhe kreun e opozitës Lulzim Basha.
Gjatë këtij takimi, Basha diskutoi me Alfanon mbi çështjet politike në vend. Kreu i PD-së tha se qeveria teknike është mënyra e vetme për të dalë nga kriza dhe për të siguruar votë të lirë e të ndershme, sipas standardeve evropiane. Sipas tij, pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të ketë Shqipëri Evropiane.
Ndër të tjera, Basha e falenderoi Alfanon për mbështetjen e Italisë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, të cilin e quan si një kontribut të paçmueshëm.
Basha dhe Alfano diskutuan gjithashtu mbi shumëfishimin e kultivimit të kanabisit, si edhe trafikimin e kësaj lënde narkotike drejt vendit fqinj. (D.D/Shuplaka)