Në fjalën e tij në Kuvendin Zgjedhor të degës numër 5 në Tiranë, kreu i PD, Lulzim Basha, përsëriti edhe njëherë qëndrimin e PD në mbështetje të SPAK. Ai kërkoi edhe njëherë votimin e amendamenteve të propozuara në Kuvendin e Shqipërisë, pasi siç u shpreh, forcojnë më shumë institucionet e drejtësisë.