18:44 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Basha: Rama e dinte prej 6-muajsh që negociatat nuk do hapeshin

07:53 | 02/12/2016
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha: Rama e dinte prej 6-muajsh që negociatat nuk do hapeshin

Kreu i opozitës Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Opinion”  të gazetarit Blendi Fevziu, tha se Kryeministri Rama e dinte që para 6 muajsh që negociatat për integrimin në BE nuk do të hapeshin.

“Edi Rama e dinte që negociatat s’do të hapeshin që para se të vinte deputeti i CDU-së. Edhe Meta e dinte këtë, edhe ne gjithashtu. Para gjashtë muajsh, ministri Bushati ka takuar Krichbaum në Gjermani dhe i është thënë se çfarë problemesh ka Shqipëria. Po kështu, para 1 jave e gjysmë, Bushati është takuar me ministrin e Jashtëm gjerman dhe i është thënë e njëjta gjë. Kështu, Rama e dinte dhe Bushati nuk e ngriti si çështje hapjen e negociatave”, tha Basha.

Kreu i opozitës shtoi gjithashtu se pengesë nuk është vetëm vettingu, por edhe shumë probleme të tjera reale si droga, krimi dhe korrupsioni.

“Ka pasur probleme me ligjet që duhet të buronin nga Kushtetuta e rënë dakord me konsensus unanim”,- ka thënë ai.

Basha theksoi edhe një herë rekomandimet e kancelares Angela Merkel. Sipas tij, përveç pesë kushteve duhet të bëhet progres edhe në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe zgjedhje të ndershme.

Duke u përgjigjur akuzave të qeverisë, Basha theksoi se është pro hapjes së negociatave për anëtarësimin në BE.

“Nëse do të ishte në dorën time, do të ishte firmosja për hapjen e negociatave.”, tha kreu i PD-së.

Por, ai shtoi se hapja e negociatave nuk është në dorën e tij, por në dorën e vendeve të anëtarëve të BE-së.

Ndër të tjera, Lulzim Basha bëri edhe një propozim për Edi Ramën, “të bëjnë debat të përmuajshëm në television. “Unë jam gati, ai nuk do”, tha Basha.

Sipas tij, kjo do ishte shumë e vlefshme për demokracinë.

 

basha

Etiketa: integrimi ne BELigji i Vettingutlulzim basha
Pas

Ilir Meta: Droga është problem shqetësues, fajin e kemi të gjithë. Rikthimi i ligjit të mbetjeve i nxituar

Para

Rama harron ‘’drogën’’, i gatshëm të fluturojë drejt Rusisë për të takuar Putin

Para
Rama harron ‘’drogën’’, i gatshëm të fluturojë drejt Rusisë për të takuar Putin

Rama harron ‘’drogën’’, i gatshëm të fluturojë drejt Rusisë për të takuar Putin

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA konsideron mundësinë për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave

U mbyt nga e bija me tel,ja çfarë thonë te afërmit e viktimës

Zjarri pranë pikës kufitare në Pustec, pezullohet përkohësisht lëvizja e kamionëve drejt doganës së Goricës

Zbardhet dëshmia e vajzës që vrau babanë duke e mbytur me tel

Rreth 75,000 meksikanë u kthyen nga SHBA-ja në Meksikë, presidentja Claudia Sheinbaum: Mijëra prej tyre kanë marrë ndihmë nga qeveria

Dosja “Veliaj”/ SPAK bën të penduar financieren e Ajola Xoxës, Adela Kondakçiun

Mbyti babanë e saj me tel dhe e kallëzoi në polici si aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja në Fier(EMRI)

Irani i gatshëm të rinisë bisedimet me SHBA-në, mbi programin e tij bërthamor, ja kushtet që vendos

Zelensky miraton projektligjin e ri pas protestave masive, synon mbrojtjen e agjencive antikorrupsion dhe pavarësinë nga ndikimi rus

Tragjedi në Lagunën e Patokut, dyshohet se është mbytur një 16-vjeçar, tjetri nxirret i gjallë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.