12:03 | 24/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Basha: Rama e dinte prej 6-muajsh që negociatat nuk do hapeshin

07:53 | 02/12/2016
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha: Rama e dinte prej 6-muajsh që negociatat nuk do hapeshin

Kreu i opozitës Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Opinion”  të gazetarit Blendi Fevziu, tha se Kryeministri Rama e dinte që para 6 muajsh që negociatat për integrimin në BE nuk do të hapeshin.

“Edi Rama e dinte që negociatat s’do të hapeshin që para se të vinte deputeti i CDU-së. Edhe Meta e dinte këtë, edhe ne gjithashtu. Para gjashtë muajsh, ministri Bushati ka takuar Krichbaum në Gjermani dhe i është thënë se çfarë problemesh ka Shqipëria. Po kështu, para 1 jave e gjysmë, Bushati është takuar me ministrin e Jashtëm gjerman dhe i është thënë e njëjta gjë. Kështu, Rama e dinte dhe Bushati nuk e ngriti si çështje hapjen e negociatave”, tha Basha.

Kreu i opozitës shtoi gjithashtu se pengesë nuk është vetëm vettingu, por edhe shumë probleme të tjera reale si droga, krimi dhe korrupsioni.

“Ka pasur probleme me ligjet që duhet të buronin nga Kushtetuta e rënë dakord me konsensus unanim”,- ka thënë ai.

Basha theksoi edhe një herë rekomandimet e kancelares Angela Merkel. Sipas tij, përveç pesë kushteve duhet të bëhet progres edhe në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe zgjedhje të ndershme.

Duke u përgjigjur akuzave të qeverisë, Basha theksoi se është pro hapjes së negociatave për anëtarësimin në BE.

“Nëse do të ishte në dorën time, do të ishte firmosja për hapjen e negociatave.”, tha kreu i PD-së.

Por, ai shtoi se hapja e negociatave nuk është në dorën e tij, por në dorën e vendeve të anëtarëve të BE-së.

Ndër të tjera, Lulzim Basha bëri edhe një propozim për Edi Ramën, “të bëjnë debat të përmuajshëm në television. “Unë jam gati, ai nuk do”, tha Basha.

Sipas tij, kjo do ishte shumë e vlefshme për demokracinë.

 

basha

Etiketa: integrimi ne BELigji i Vettingutlulzim basha
Pas

Ilir Meta: Droga është problem shqetësues, fajin e kemi të gjithë. Rikthimi i ligjit të mbetjeve i nxituar

Para

Rama harron ‘’drogën’’, i gatshëm të fluturojë drejt Rusisë për të takuar Putin

Para
Rama harron ‘’drogën’’, i gatshëm të fluturojë drejt Rusisë për të takuar Putin

Rama harron ‘’drogën’’, i gatshëm të fluturojë drejt Rusisë për të takuar Putin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

Zgjedhjet në Kukës, voton Emri Vata: Sot ditë e shënuar për të ardhmen e Kukësit

Vrasja e policit në Leposaviq, reagon dhe ambasadori i SHBA, Hovenier:Po monitorojmë situatën dhe dënojmë këto akte dhune kundër autoriteteve legjitime të Republikës së Kosovës

9 zjarrvënie të qëllimshme dje në Fier, arrestohen 5 persona

Ndezën zjarr në Panaja dhe Mifol, arrestohet një shtetas dhe procedohet një tjetër

Mbyll siparin Edicioni XXI i “Tirana International Film Festival”, Veliaj: Është një tempull i kulturës, tanimë traditë e Tiranës

Plagosje me thikë në Korçë, 45-vjeçari dërgohet në spital

Humbi kontrollin e zetorit dhe përfundoi në kanal, dërgohet në spital 77-vjeçari

Kurti viziton policin e plagosur në spital: Predha ishte e një granate dore e hedhur nga kriminelët e orkestruar në Beograd

Brenda luftës së Ukrainës me dronë kundër Putinit

Shfrytëzonte vajza për prostitucion, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.