08:04 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Basha-Ramës: Qepe! Ti nuk do zgjidhje, ”Vettingun” e ke pretekst!

14:41 | 29/11/2016
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit
0
Basha-Ramës: Qepe! Ti nuk do zgjidhje, ”Vettingun” e ke pretekst!

”Qepe, ti nuk do zgjidhje, ”Vettingun” e ke pretekst”, ky ka qenë pak a shumë i përmbledhur mesazhi i kryedemokratit Lulzim Basha për kryeministrin Edi Rama.

Por nga ana tjetër Basha i ka bërë një propozim të qartë Ramës për ”Vettingun”: Amendimi i ligjit pa nevojën e Kushtetueses.

” Në lidhje me vetingun i bëj thirrje Edi Ramës që të amendojmë ligjin pa pasur nevojë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë jam gati që sot, që tani. Nëse Edi Rama do vërtet pastrimin e politikës dhe drejtësisë nga krimi dhe korrupsioni, le të shkarkojë që sot Elvis Roshin i dënuar për përdhunim dhe trafik droge nga drejtësia e Italisë dhe e Zvicrës. Për aq kohë sa mban në politikë Rroshin, Bushin, Prengën, dhe kriminelët e tjerë, përbetimet e tij për drejtësi dhe veting janë përralla”, theksoi Basha.

Kreu i PD-së sulmoi më tej zgjedhjet e Ramës në politikë, mes të cilëve kryebashkiakët si dhe i kujtoi Ramës të ndalë sulmet ”Donkishoteske” ndaj politikanëve amerikanë, austriakë, gjermanë e holandezë.

”Muri që mban të izoluar Shqipërinë është muri i krimit, i drogës dhe i korrupsionit qeveritar. Eshtë mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Shqetësimi kryesor i liderëve europianë për Shqipërinë është depërtimi i krimit në politikë, droga dhe korrupsioni. Kjo, i është bërë e qartë Edi Ramës nga çdo politikan që ka takuar, pa asnjë përjashtim, më është bërë e qartë edhe mua si kryetar i opozitës.

Shikoni mediat shtetërore italiane, gjermane, zvicerane, austriake, britanike,  për të kuptuar se çfarë e shqetëson realisht Europën. Ndaj në emër të opozitës kam një thirrje të thjeshtë për Edi Ramën:

Qepe!

Mjaft më me sulmet e turpshme prej Don Kishoti ndaj politikanëve më të lartë nga Amerika në Austri, në Gjermani, në Hollandë, në Greqi e kudo. Mjaft më, duke shpallur armik opozitën dhe shumicën e popullit tënd! Nuk do të ketë kurrë paqe dhe përparim për Shqipërinë me drogë, krim dhe kriminelë në politikë. Nuk do të ketë paqe as për ty nëse vazhdon të fshehësh dhe mbështesësh drogën dhe krimin.

Në lidhje me vetingun i bëj thirrje Edi Ramës që të amendojmë ligjin pa pasur nevojë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë jam gati që tani.

Kushtetuta thotë se vetingun duhet ta bëjë Kuvendi, kurse Edi Rama do që vetingun ta bëjë ai vetë me drejtorët dhe vartësit e tij.

Arsyeja është e qartë. Si do ta mbrojë ndryshe krimin dhe korrupsionin.

Edi Rama nuk do zgjidhje për Vetingun. Ai e ka vetingun pretekst për të mbuluar dështimin e tij. Sepse zgjidhja është e thjeshtë dhe mund të bëhet menjëherë, që sot, që tani, duke respektuar Kushtetutën e votuar me konsensus.

Ai vetë kryeministri, nuk ka nevojë të presë vetingun për të bëjë pjesën e tij. Nëse Edi Rama do vërtet pastrimin e politikës dhe drejtësisë nga krimi dhe korrupsioni, le të shkarkojë që sot Elvis Roshin i dënuar për përdhunim dhe trafik droge nga drejtësia e Italisë dhe e Zvicrës.

Për aq kohë sa Edi Rama mban në politikë Rroshin, Bushin, Prengën, dhe kriminelët e tjerë, përbetimet e tij për drejtësi dhe veting janë përralla.

Unë, Partia Demokratike dhe çdo shqiptar i ndershëm e duam Shqipërinë në Europë. E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Pa krim, pa korrupsion dhe me zgjedhje të lira e të ndershme.”, përfundoi Basha.

 

Etiketa: Bashabeedi ramagjykata kushtetueseintegrimilulzim basharamaVettingu
Pas

Gazetarja: Suliotët turq?! Grekët bëjnë namin kur flitet për Shqipërinë e Madhe

Para

Messi publikon foton e lojtarëve që i shpëtuan aksidentit ajror në Kolumbi

Para
Messi publikon foton e lojtarëve që i shpëtuan aksidentit ajror në Kolumbi

Messi publikon foton e lojtarëve që i shpëtuan aksidentit ajror në Kolumbi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të hënën takimi me Netanyahun, Trump: Jam i vendosur për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Paralajmëron Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë puna e radhës

‘Gjakun e lajm me gjak’, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin që tentoi ta grabiste! Policia dyshon në 3 persona sipas pistës së hetimit

Putin me Macron: Konflikti ukrainas pasojë e politikave të vendeve perëndimore

E rëndë në Greqi, 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë, ndërron jetë në spital

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Nga miti të kërcënimi, narrativa nacionaliste serbe, e gjallë në zemër të Kosovës

Shtohen urgjencat kardiake/ I nxehti përkeqëson problemet e zemrës, mjekët: Kujdes në orët e pikut

Nis kufizimi, jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i BSH, 85% për kredinë në lekë, 75% në valutë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.